Arsovska: Urime ju qofshin ndërtimet pa leje, kriminelët e VLEN dhe VMRO-së po e mbysin Shkupin!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN dhe partisë VMRO-DPMNE, të cilët tashmë katër vite kanë shumicën në Këshillin e Qytetit dhe menaxhojnë me të gjitha ndërmarrjet publike në kryeqytet.

Përmes një postimi publik, Arsovska i akuzon ata për sabotim të qëllimshëm të punës së institucioneve, duke krijuar kaos në qytet, që më pas të mund të paraqiten si “shpëtimtarë” përmes aksioneve të pastrimit 72-orëshe.

“Normalisht që do ta pastroni qytetin për 72 orë. E bëni nga inati, që kur të vini ju, të tregoheni shumë të suksesshëm dhe të aftë. E gjithë kjo, vetëm për të fshehur krimin dhe për të vazhduar me ndërtimet pa leje”, shkruan Arsovska.

Kryetarja i drejton akuza të rënda edhe kryetares së Bordit të Drejtorëve të NP “Komunalna Higiena” – Julijana Spirovska nga radhët e VMRO-së, për të cilën thotë se është e dënuar me vendim të formës së prerë për dy vepra penale dhe që, sipas saj, po e udhëheq ndërmarrjen tashmë 4 vite.

“Për mbeturinat në Shkup, le t’i drejtohen kryetares së Bordit të Drejtorëve në Komunale Higjienë, Julijana Spirovska nga VMRO, e dënuar për dy vepra penale”, shkruan Arsovska.

Ajo gjithashtu i akuzon për bllokimin e investimeve dhe pengimin e punës së ndërmarrjeve publike, duke përmendur se VLEN dhe VMRO:

Nuk kanë lejuar blerjen e mekanizmave të rinj për pastrim;

Nuk kanë lejuar punësime të pastruesve dhe operatorëve;

Kanë refuzuar të miratojnë propozime në Këshillin e Qytetit, pavarësisht shumicës që e kanë;

Kanë menaxhuar të gjitha ndërmarrjet publike dhe institucionet në Shkup gjatë katër viteve të fundit.

“VMRO/VLEN i menaxhojnë të gjitha – nga NP Higjiena Komunale, NP Transporti Publik (JSP), institucionet publike e deri te shkollat. Dhe tani duan t’i fajësojnë të tjerët për kaosin që vetë e kanë krijuar”, përfundon ajo.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

ASH: Alarm për kapjen e shtetit dhe presionin ndaj mediave

Shkup, 9 dhjetor – Rënia e Maqedonisë së Veriut nga vendi i 36-të në të 42-in në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias për...

Pas mesnate lirohet çmimi i naftës në Maqedonin e Veriut

Çmimi i naftës pas mesnate do të lirohet për një denarë. Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimet e benzinave dhe...

Hill thotë se ndjeu përgjegjësi morale të shkojë në Hagë në anën e Thaçit

Diplomati Christopher Hill, që ishte edhe i dërguar special në Kosovë gjatë kohës së luftës, ka thënë se shkuarja e tij për dëshmi në...

BDI kërkon tërheqjen e librit të Gjeografisë, Kosova nuk është `Metohi`

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për qasjen tendencioze dhe pasaktësitë e rënda që gjenden në librin e Gjeografisë për klasën e...

Prokuroria nis hetimet për skandalin ku u përfshi edhe ministri Çeko

Raportimi i VOX Kosova për veprime ilegale dhe presione të hatashme në Agjencinë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në kuadër të Ministrisë së Kulturës,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu