Arsovska nuk i ndahet Ganiut, dorëzon në Prokurori 20 legalizime pa leje të Çairit

Sipas Arsovskës, në Komunën e Çairit ka mbi 150 ndërtesa të tilla nga 12 kate pa leje dhe projekte që kanë dëmtuar buxhetin e qytetarëve me 225 milionë euro, një krim që siç theksoi ajo, “e ka ditur ose duhej ta dinin kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe bashkëpunëtorët e tij”

Shkup, 26 qershor – Qyteti i Shkupit ka dorëzuar 20 raste në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sa u takon legalizimit të ndërtesave pa leje në Komunën e Çairit. Siç thekson kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, nuk bëhet fjalë për tarraca apo garazhe, por për ndërtesa të tëra të ndërtuara në kundërshtim me Ligjin, për vetëm një objekt që ka kushtuar mbi 1 milion euro, ndërsa detyrimet bazë apo komunalet arrijnë mbi 1.5 milion euro.

Sipas Arsovskës, në Komunën e Çairit ka mbi 150 ndërtesa të tilla nga 12 kate pa leje dhe projekte që kanë dëmtuar buxhetin e qytetarëve me 225 milionë euro, një krim që siç theksoi ajo, “e ka ditur ose duhej ta dinin kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe bashkëpunëtorët e tij”. Arsovska ka treguar dy imazhe kryesore satelitore nga Agjencia e Kadastrës së pasurive të paluajtshme të vitit 2017, ku në lokacion nuk ka ndërtesa të paligjshme dhe Ligji për legalizimin zbatohet vetëm për ndërtesat e ndërtuara para vitit 2011.

“Në mënyre magjike, në gjysmën e dytë të vitit 2023, fillon të formohet një pllakë e cila bëhet ndërtesë 12-katëshe në vitin 2024. Tani, Visar Ganiu po përpiqet të na bind se e gjithë kjo është legale. Risia qëndron në faktin se për këtë ndërtesë të ndërtuar në vitin 2024 ka aplikuar me kërkesën e tij një farë Bekim Azemi, i cili është vëllai i inovatorit të mëparshëm 15-vjeçar, Bujar Azemi. Risia është se Bekim Azemi është sipërmarrësi më i ri në Maqedoni në shekullin e kaluar. Sipas dokumentacionit të prezantuar, ai e ka ndërtuar këtë ndërtesë në vitin 2010 kur ishte vetëm 11 vjeç dhe në moshën 12 vjeçe në mënyrë të pavarur ai paraqet kërkesë për legalizim. Prandaj nuk është çudi që jemi ekonomia e katërt më e suksesshme në Evropë, sepse të rinjtë tanë që në moshën 12 vjeçare ndërtojnë ndërtesa në Çair dhe bëhen milionerë. Si përmbledhje, kjo paraqet krim”, tha Arsovska.

Arsovska theksoi gjithashtu se Visar Ganiu për tre vjet ka bërë më shumë ndërtime të paligjshme se të gjitha komunat së bashku që kanë lëndë.

“Nëse të gjitha komunat e Shkupit kanë njëqind lëndë, Visar Ganiu ka 13 mijë lëndë, gjë që e ka thënë edhe vetë personalisht. A mund ta imagjinoni se sa prej këtyre janë ilegalisht të ndërtuara… po flasim për një çështje shumë më serioze, për pasiguri dhe padrejtësi, po flasim për njerëz që po mashtrohen për të blerë apartamente në ndërtesa për të cilat nuk janë të vetëdijshëm se janë të paligjshme”, ka thënë Arsovska. Sipas saj, dëmi financiar vetëm për një objekt të tillë është mbi 1.5 milion euro. “Për 150 ndërtesa të tilla të egra në Komunën e Çairit, këto janë 225 milionë euro, këto janë paratë e qytetarëve të cilat duhet të derdhen në buxhet”, theksoi Arsovska.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin! Armëpushim në Gaza

Zyra e Erdoganit njoftoi se gjatë samitit, kreu i shtetit turk zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka...

Presidenti kroat: Mbështetja për Izraelin është katastrofë, duhet njohur Palestina

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur se mbështetjen të cilën po e merr Izraeli paraqet një “katastrofë”. Ai u shpreh hapur në favor...

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

Koreja e Veriut do të hapë një vendpushim plazhi në bregun lindor të saj javën e ardhshme, në atë që udhëheqësi Kim Jong-un e...

Ministri iranian i Mbrojtjes shkon në Kinë, takim me krerët ushtarakë kinezë e rusë

Ministri iranian i Mbrojtjes shkon në Kinë, takim me krerët ushtarakë kinezë e rusë Ministri iranian i Mbrojtjes, Gjeneral Aziz Nasirzadeh, ka mbërritur të mërkurën...

VIDEO/ Panik në ajër, avioni kthehet në Las Vegas pasi i merr flakë motori

Një avion i linjës American Airlines u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi njëri prej motorëve të tij mori flakë gjatë fluturimit. Aeroplani, i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu