Analisti Arsim Zekolli ka reaguar me tone të forta ndaj ndalimit të flamurit kombëtar në Tetovë, duke e cilësuar situatën si paradoksale dhe të turpshme për një qytet me shumicë shqiptare.
Në një postim të tij, Zekolli shkruan:
“Tetova – zemra e shqiptarizmit, pa asnjë flamur shqiptar! Zemër plot kolesterol dhe urrejtje ndaj identitetit kombëtar.”
Ai shton me ironi se shqiptarët tashmë kanë përjetuar edhe këtë absurditet – që një parti që e quan veten “shqiptare” të ndalojë shpalosjen e flamurit kombëtar në një qytet me mbi 80% shqiptarë, dhe atë pikërisht në prag të muajit të Nëntorit, muajit të flamurit dhe pavarësisë.
Reagimi i Zekollit ka ngjallur debat të gjerë në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë e kanë mbështetur qëndrimin e tij, duke e konsideruar si një thirrje për vetëdije kombëtare dhe respekt ndaj simboleve kombëtare.
