Kandidati për kryetar të Komunës së Strugës, Arsim Dalipi, në prag të ditës së votimit ka ndarë një mesazh të sinqertë për qytetarët struganë. Ai theksoi se gjatë ditëve të fundit ka trokitur në çdo derë, ka biseduar me njerëz të mirë dhe ka ndarë me ta vizionin për një Strugë më të bukur.
“Këto ditë kam trokitur në çdo derë të struganëve, kam folur me njerëz të mirë, ua kam ofruar zemrën time dhe programin tonë për një Strugë më të bukur.
Rreth vetes mblodha një brez të ri vajzash dhe djemsh që e duan qytetin tonë me shpirt,” – shkruan Dalipi.
Ai shtoi se dita e sotme është vendimtare për të zgjedhur drejtimin e ri të Strugës, duke besuar te puna e ndershme dhe gjenerata e re.
“Sot është dita që Struga të zgjedhë gjeneratën e re, energjinë e re dhe besimin në punë të ndershme.
Ju ftoj të votoni vizionin tonë me numrin 4 dhe ne do ua kthejmë me punë, përkushtim dhe nder,” – përfundon Dalipi.
Struga – shtëpia jonë!
