Arrestohen dy djemtë e Garip Kabes, për kërcënim ndaj deputetit Salim Sulejmani

Drejtori në largim i Drejtorisë së Doganave, Garip Kaba përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se i janë arrestuar dy djemt e tij. Kaba thotë se ata janë arrestuar për, siç shkruan ai, gjoja kërcënim ndaj Salim Sulejmanit.

“Sonte sapo u informova se policia ka arrestuar djalin tim, Landin, dhe djalin tjetër Bardhokun mbi bazën e një shpifjeje për gjoja kërcënim ndaj ish-deputetit dhe “ambasadorit të ardhshëm”Salim Sulejmanit. Asnjëherë nuk e kam menduar se me shpifje dhe shantazhe do të përpiqen të ushtrojnë presione të tilla. Shpresoj që kjo të jetë një gabim dhe e vërteta të dalë në sipërfaqe.Shpifja dhe kërcënimi nuk janë pjesë e kulturës së familjes sime, por as e kulturës së shqiptarëve të vërtetë. Kam duruar shumë vite dhe asnjë regjim nuk më ka thyer!

Hoxha i “ngujuar”nga Malet e Sharrit është mirë të thirret në ndërgjegjen e vet dhe ta vazhdon misionin e tij por jo me keto lojra të pista”, ka shkruar Kaba.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Talibanët prej sot godasin berberët, kush heq mjekrra përfundon në burg

Autoritetet talibane në Afganistan kanë vendosur masa më të rrepta ndaj berberëve, duke paralajmëruar se ata që rruajnë mjekrat e burrave ose realizojnë modele...

CIA hedh poshtë pretendimin e Putinit për sulm nga Ukraina

Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane (CIA) ka vlerësuar se Ukraina nuk ka kryer një sulm me dron ndaj një rezidence të përdorur nga presidenti...

Selvije Jao e nis vitin e ri me një kujtim që prek zemrat për Shpat Kasapin

Selvije Jao e ka nisur vitin e ri mes emocionesh të forta dhe një kujtimi prekës për bashkëshortin e saj, Shpat Kasapi. Në një...

Trenjakët, foshnjat e para të lindura në QKUK në vitin 2026

Trenjakë janë fëmijët e parë që kanë lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në vitin 2026, duke shënuar simbolikisht fillimin e një...

RRETHIMI S’U ÇA- Limaj pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokën

“Nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën”, ka thënë Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pasi që partia që ai drejton nuk arriti që...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu