Arrestime masive në Maqedoni, ndalohet një ministër aktual, ish-ministra, një drejtor aktual dhe disa të tjerë

Në kuadër të hetimeve për zjarrin tragjik në Koçan ku humbën jetën 61 persona, policia ka ndaluar ish-ministrat e Ekonomisë, kuadro të BDI-së, si dhe ministrin aktual pa portofol dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DZS) Shaban Saliu, mëson “360 Gradë” nga hetimi.

Mes të ndaluarëve është edhe drejtori aktual i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Selami, kuadër i VLEN, gjegjësisht LD-së.

Sipas informacioneve të 360 gradë, mes të ndaluarëve që po merren në biseda informative janë ish-ministrat e ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri.

Siç mësohet, hetimi zgjerohet duke përfshirë edhe 23 të dyshuar të rinj.

Nëntëmbëdhjetë prej tyre janë ndaluar, po merren në biseda informative ose janë në paraburgim.

Njëri prej tyre është vendosur të mos jetë në vend. Fjala është për Driton Kuçin, njëherësh ish-ministër i Ekonomisë si kuadër i BDI-së, i cili aktualisht është ambasador i vendit në Mbretërinë e Norvegjisë.

Sipas mënyrës se si po kryen hetimet nga Prokuroria, dyshimet janë se ka lidhje shkakësore që nga viti 2012 në Ministrinë e Ekonomisë dhe Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, por jo në drejtimin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut. deri në momentin e zjarrit në kabarenë e ashtuquajtur “Pulse” në Koçan.

Sipas informacioneve tona, të gjithë ata që kanë qenë ministra të ekonomisë dhe drejtorë të Entit Shtetëror të Statistikave që nga viti 2012, përfshirë edhe drejtorin aktual të Entit Shtetëror të Statistikave, janë arrestuar. Ministri aktual i Ekonomisë Besar Durmishi nuk është i dyshuar.

Prokuroria Publike konfirmon se është duke u zhvilluar aksion për ndalimin e disa personave në lidhje me zjarrin në Koçan.

“Me urdhër të prokurorit publik po zhvillohet një aksion për ndalimin e disa personave, me qëllim zgjerimin e hetimeve për zjarrin në Koçan. Institucionet kompetente do ta informojnë opinionin në mënyrë të koordinuar me përfundimin e veprimeve në vazhdim”, njoftuan nga Prokuroria.

Për tragjedinë e 16 marsit në të ashtuquajturën kabare “Puls” në Koçan, Prokuroria Themelore Publike vendore ka hapur hetim ndaj gjithsej 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë. Në tragjedinë fatale humbën jetën 61 veta dhe afër 200 të lënduar. (INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu