Arrest shtëpiak për 7 të dyshuar, 30 ditë paraburgim për 4 të tjerë – Neziri e Saraçini mbetën në arrest shtëpiak!

Edhe 19 të dyshuar të tjerë lidhur me tragjedinë e 16 marsit në Koçan, ku humbën jetën gjithsej 61 persona. Në listën e të dyshuarve përfunduan edhe tre ish ministra të Ekonomisë, dy ish sekretarë shtetërorë në Ministrinë e Ekonomisë, tre persona zyrtar në Ministrinë e Ekonomisë, tre ish drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, një inspektor i përgjithshëm në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, tre inspektorë të ndërtimit nga komuna e Koçanit dhe katër inspektorë të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Katër prej të dyshuarve kanë përfunduar në paraburgim, shtatë në arrest shtëpiak dhe shtatë me masa të kujdesi. Për ish ministrin e ekonomisë Driton Kuqi ende nuk është kërkuar asnjë masë pasi pritet kthimi i tij nga Norvegjia
Po hetohet përgjegjësia e të gjitha institucioneve dhe personave zyrtarë të cilët me veprimet e tyre jo ligjore dhe lëshimeve, vazhdimisht kanë sjellë deri te ajo që kabareja PULSE në Koçan, nga fillimi, në periudhë më të gjatë kohore e deri te shkaktimi i zjarrit, të vazhdojë të kryejë veprimtari gastronomike, duke mos përmbushur fare kushtet ligjore për këtë dhe duke shkelur të gjitha rregullat e sigurisë ndaj jetës së njerëzve të cilët e kanë vizituar objektin, tha Ljupço Kocevski – Kryeprokuror.

Në bazë të funksioneve që njoftoi prokuroria, nën hetim kanë përfunduar tre drejtorë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Përpos Bekim Maksutit i cili është në paraburgim pas arrestimeve të para, tani nën hetim janë edhe Shaban Saliu, njëherësh edhe ministër aktual pa portofol, Adnan Xhaferovski dhe Xhevat Selami. Të dyshuar janë edhe tre ish ministrat e ekonomisë, Valon Saraçini, Bekim Neziri dhe Driton Kuqi.

Ministria e Ekonomisë, edhe pse nuk ka pasur dokumentacion të plotë dhe ligjor ka dhënë licenca edhe pse nga paraqitjet për kushte minimale teknike dhe parametrat vitale thelbësore në aspekt të mbrojtjes dhe shpëtimit, numër i nevojshëm të daljeve për evakuim, mbrojtje kundër zjarrit dhe materialet e ndërtimit të cilat duhet të mundësojnë evakuim emergjent duke filluar nga fillimi i punës së objektit e deri në ditën kritike, kjo asnjëherë nuk është ndërmarrë në përputhje me kushtet e nevojshme për kabare por objekti ka funksionuar si diskotekë që ka ndikuar për numrin e vizitorëve të pranishëm, , deklaro Ljupço Kocevski – Kryeprokuror.

Për ministrin aktual të Ekonomisë, Besar Durmishi, Kocevski tha se nuk është përfshirë në hetime për shkak se në mandatin e tij, kabareja nuk ka kërkuar vazhdim të licencës. Në procedurë të posaçme nga Prokuroria për Krim të Organizuar, hetime udhëhiqen edhe ndaj shtatë nëpunësve policorë për vërtetimin e përgjegjësisë. Siç njoftoi Kocevski, nuk përjashtohet zgjerimi i listës së të dyshuarve ndërsa hetimet duhet të mbyllen në afat prej dy muajve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deklaratat tronditëse të Surroit dhe Shalës: Pacolli erdhi si emisar special i Jelsinit dhe Millosheviqit në Kosovë

Behgjet Pacolli ishte paraqitur para spektrit politik kosovar si emisar i ish-presidentit rus Boris Jelsin në kulmin e luftimeve më 1998, menjëherë pas masakrave...

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu