Ardon Jashari shpallet futbollisti më i mirë i Belgjikës, fiton “Këpucën e Artë”

Mesfushori i Milanit, Ardon Jashari, është shpallur lojtari më i mirë i kampionatit të Belgjikës. Jashari është fitues i “Këpucën e Artë” për vitin 2025 në Belgjikë.

Ceremonia e 72-të e ndarjes së çmimeve në Belgjikë për futbollistë, është mbajtur të dielën. Ish-futbollisti i Club Brugget, që tani luan për Milanin, fitoi votat për të fituar “Këpucën e Artë”.

Ai madje e pranoi personalisht çmimin, ndonëse gjatë ditës luajti për herë të parë si titullar për Milanin në Serie A kundër Fiorentinës, por fluturoi për në Middelkerke me aeroplan privat.

“Është e mrekullueshme, e pabesueshme që fitoj. Çmimi më i veçantë në Belgjikë. Jam krenar, por dua t’i falënderoj veçanërisht të gjithë në Club Brugge. Pa ta, kjo nuk do të ishte e mundur”, ka thënë Jashari.

“Këpuca e Artë” është trofe që jepet nga viti 1954. Fitues shpallet lojtari që merr me së shumti vota. Në procesin e votimit marrin pjesë gazetarë sportive, anëtarë të Bordit të Federatës së Futbollit të Belgjikës, disa gjyqtarë dhe fituesit e mëhershëm të “Këpucës së Artë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

Nëna e dy binjakëve të vrarë në Prizren kërkon burgim të përjetshëm për Pleskoviqin

Sot, në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin ndaj Millosh Pleskoviqit...

Ndërprerje masive e internetit në Iran, Trump: Do të flas me Elon Musk, që t’u lëshojmë internet

Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se planifikon të flasë me Elon Musk për dërgimin e Starlink në Iran, ndërsa vendi po përballet me një...

Muharremi: Sulmi ndaj gazetarëve nuk e shpëton LDK-në, përgjegjësia për humbjen është e lidershipit, jo e mediave

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas postimeve të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Muharremi ka thënë se gazetarët nuk kanë përgjegjësi për...

Osmani thotë se i ka kthyer 20 çnjohje të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar si një nga arritjet më të mëdha të mandatit të saj rikonfirmimin e njohjeve nga rreth 20...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu