Ardian Deari – i riu nga Kumanova krijoi aplikacionin e parë edukativ shqiptar!

Është vetëm 34-vjeçar, Ardian Deari nga Kumanova ka arritur të krijojë thuajse dyfishin e viteve të tij si aplikacione edukative.

Në botën shqiptare, njihet si krijues i aplikacionit të parë edukativ shqiptar ‘EnglishForLife’ në App Store dhe Play Store, shkruan TV21

Krahas në teknologjisë praktike, Ardiani është botues në revista të shumta shkencore në përmasa ndërkombëtare.

Por duket se ai këtë dhunti teknologjike e ka të trashëguar nga babai, i cili poashtu është marrë me shkenca ekzakte.
Një kronologjie e të arriturave të tij shkencore:

– Në vitin 2008, Ardiani themeloi shkollën më të madhe të gjuhëve të huaja në rajon ‘English For Life LLC’.
– Në vitin 2011, u punësua pranë SHFK ‘Faik Konica’.

– Në vitin 2016 u bë publikimi i aplikacionit të parë edukativ shqiptar ‘EnglishForLife’ në App Store dhe Play Store.

– Në vitin 2020, ai filloi punën e tij si Freelancer në tregjet më të forta botërore, ku deri më tani ka publikuar më shumë se 63 aplikacione edukative duke përfshirë: Swiss Institute of Management & Inovation, Kompania amerikane për transportimin e naftës Sentry Road, Smartup etj.

– Në vitin 2023, Ardiani filloi punën si profesor në shkollën e mesme komunale ‘Ismet Jashari’ në Likovë.

Disa nga publikimet shkencore:

The Impact of Mobile App Moodle on developing EFL Students’ Grammar Knowledge: A Case Study at the Private Language Centre “English For Life“ Kumanovo, North Macedonia

“Receptive vs. Productive Vocabulary” (2020) – A study conducted at ‘English For Life’ Language School, Kumanovo. Author: Ardian Deari.

“The Effects of Continuous Assessment on Students’ Errors and Mistakes” (2023) – Co-authored by Arburim Iseni, Afrim Aliti, and Ardian Deari.

Birografia e shkurtër:

Ardian Deari i lindur më 13 gusht 1989, i biri i Isa Dearit, kreu shkollën fillore “Faik Konica” në f. Sllupçan, shkollën e mesme në gjimnazin e Kumanovës. Fakultetin e parë në gjuhë angleze, te dytin fakultet sërish në gjuhë angleze dhe letërsi pranë UEJL-it ku aty vazhdoi dhe me studimet Master. Pas përfundimit të Masterit, Ardiani vazhdoi dhe tre specializime jashtë vendit në lidhje me linguistikën dhe inteligjencën artificiale. Ashtu si i ati i tij, Ardiani ishte i prirur në teknologji e shkencë, ku tanimë është botues në revista të shumta shkencore në përmasa ndërkombëtare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

LSDM: Qeveria e Mickoskit të gjejë para për rritjen e pagës minimale prej 600 eurosh për punëtorët

LSDM kërkon nga qeveria që të gjej para për rritjen e pagës minmale në 600 euro. “Nuk mund të ketë para për tendera kriminale pa...

Padi penale për Fatmir Deharin dhe katër punonjës të komunës së Kërçovës – nuk shkonin në punë, por merrnin rrogë

Ministria e Punëve të Brendshme ka parashtruar padi penale kundër ish-kryetarit të Kërçovës, Fatmir Dehari, për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës zyrtare,...

PASURIA NË ANTIKORRUPSION | Kryetarë që “fshihen” pas grave dhe prindërve!

Transparenca mbetet vetëm premtim elektoral. Edhe pse Ligji është i qartë dhe afatet janë të përcaktuara, një pjesë e kryetarëve të ri të komunave,...

Tetovë – Gostivar: vetëm një kyçje në Korridorin 8

Ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar në kuadër të Korridorit 8 ka ngritur një shqetësim tek banorët që jetojnë në territorin e Komunës së Bogovinës. Bëhet...

Shokuese në Istog, 54 vjeçari kapet me një 12 vjeçare në motel

Një rast i rëndë ka ndodhur në qytetin e Istogut. Go+ Energy Drink Fibau Kjo pasi që Policia e Kosovës ditën e djeshme rreth orës 14:10 minuta...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu