Arbër Ademi: Kërkojmë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare (VIDEO)

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arbër Ademi, në një intervistë për televizionin Alsat, deklaroi se kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk ka të bëjë me etjen për pushtet, por me nevojën për të reflektuar vullnetin e qytetarëve në përfaqësimin institucional.

“Ne nuk kërkojmë zgjedhje të parakohshme që me çdo kusht BDI apo AKI të jetë në pushtet. Nëse fitues janë ata që aktualisht janë në pushtet, atëherë le të qeverisin, por jo duke u bërë vegla të VMRO-DPMNE-së”, u shpreh Ademi, njofton TS.

Ai theksoi se të dhënat zgjedhore tregojnë qartë një epërsi të koalicionit opozitar, dhe se kërkojmë zgjedhje të parakohshme.

“Raporti është 20 me 15 në numër deputetësh në favor të AKI-së. Prandaj, kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, thekson Ademi.

demi gjithashtu theksoi se opozita shqiptare është forcuar ndjeshëm në terren, dhe rezultati i zgjedhjeve lokale është sinjal i qartë se qytetarët po kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës./TS

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu