Arbër Ademi i thotë VLEN-it dhe Mendi Qyrës: Ua tërhoqën veshin, tash kërkoni falje, por paditeni nga policia

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në rrjetin social Facebook, ka reaguar për situatën e krijuar në Komunën e Strugës, ku kryetari i Strugës Mendi Qyra u padit nga policia për mospërdorimin e flamuri shetëror në festën e 28 Nëntorit. Ademi tutje thekson se as kërkim falja nuk mjaftoi, siç shton brenda ditës policia edhe i paditi.

“Para zgjedhjeve, sa kohë BDI ishte në qeveri, thoshin: “Ngriteni flamurin lart e më lart.”

Pas zgjedhjeve, kur u futën në qeveri si Rrahman Morina dikur, “e lëshuan bajrakun”. Madje gjatë fushatës nuk i lanë qytetarët ta ngrinin flamurin në zemër të Tetovës e në qytetet e tjera.

E tani, me 28 Nëntor, në Ditën e Flamurit, vetëm pse qytetarët e ngritën flamurin si çdo vit, ua tërhoqën veshin, që të nesërmen t’i kërkonin falje me betim se kurrë nuk do ta përsërisin “gabimin”. Por as kjo nuk mjaftoi: brenda ditës policia edhe i paditi.

Nuk di më çfarë të them! Edhe vetë Rrahman Morina do t’ua kishte zili për shkallën e servilitetit dhe vasalitetit”, ka shkruar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zhduken tre të mitur, dy në Vushtrri dhe një në Prizren

Tre persona të mitur janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës nga prindërit e tyre. Në raportin ditor të saj, Policia i raportoi rastet...

Bajrami i bën thirrje Rizvanollit: Publikojeni nga kush po blejmë energji

Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka bërë thirrje ministres së Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, që të sigurojë transparencë lidhur me...

Pasi tha se qytetarët kanë më shumë para sesa 10 vjet më parë, Liza Gashi tash thotë se Kosova është vendi më i sigurt...

Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ditë më parë ka deklaruar se qytetarët e Kosovës sot kanë më shumë...

Oficerja e FSK-së, Lirijona Bajraktari zë vendin e parë në trajnimin në Emiratet Arabe

Nëntogerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Lirijona Bajraktari, ka zënë vendin e parë në trajnimin ndërkombëtar ushtarak dymujor të organizuar nga Shkolla Ushtarake...

LSDM publikon “bombë” të re: 5.3 milionë euro për kompaninë e Ivica Tomovskit të VMRO-së

Partia opozitare maqedonase, LSDM, ka publikuar sot në press konferencë disa shifra që siç thonë ata, janë dëshmi e keqpërdorimeve financiare me tenderë dhuruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu