Arben Taravari: Shumica e ministrave të VLEN-it janë kuklla në Qeveri, e zv/ministrave u thonë rini në shpi (VIDEO)

Gjatë fjalimit të tij në tubimin e AKI në Vrapçisht, Arben Taravari ka goditur përsëri për pafuqinë e VLEN-it në qeveri, madje ai tha se shumica e ministrave shqiptar të VLEN-it janë kuklla në Qeveri, njofton TS.

“Kur i kemi shumicën e ministrave kukulla në qeveri, ashtu siç i kemi plot zëvendësministra që mund edhe të mos shkojnë fare në punë, dhe madje u thuhet: ‘Mos hajdeni në punë, rri në shtëpi, merr rrogën, bëj qejf’,por kjo s’duhet të lejohet”, tha Taravari.

Ai akuzoi partinë në pushtet VLEN për premtime të rreme ndaj kandidatit aktual për në Vrapçisht, Memet Seferin, njejtë sikura edhe kandidatin për komunën e Gostivarit Sebeadin Dauti.

“Edhe atë e kanë gënjyer, ashtu si në Gostivar – siç e gënjyen Sebeadinin për Këshillin Gjyqësor: i thanë ‘shkon te Selimi’ ose ‘në Gjykatën Kushtetuese’. Visarit i premtuan ambasador në Romë. Edhe Memetit i kanë premtuar ose Këshillin Gjyqësor, ose Gjykatën Kushtetuese. Prandaj ka dalë dhe po bëhet kurban këtu,” shtoi ai.

Në fund të fjalës së tij, Taravari vlerësoi lart punën e kryetarëve aktualë shqiptarë në komunat rurale.

“Erkan Arifi edhe Isen Shabani, të paktën kështu janë perceptimet, janë dy prej kryetarëve më të suksesshëm të komunave rurale shqiptare.”, tha Taravari./TS

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

Abuzuan me të miturën, bien në pranga dy dhunuesit nga Sllupçani

Policia e Kumanovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike të Kumanovës ka ngritur kallëzim penal kundër personit me iniciale N.A. (31) nga fshati Sllupçan,...

Limi dhe Dolce bëjnë dush bashkë, Alba i kap mat! (VIDEO)

Pos momenteve të afrimitetit natën, Dolce dhe Limi kanë bërë edhe dushin bashkë. Madje Limi pos që i ndihmonte në dush Dolces, ai ia fërkoi...

“Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, nga sot online për përdoruesit

Prej sot është hapur online, faqja “Fjalori i madh i gjuhës shqipe”, një nga tri projektet madhore në albanologji, bashkë me veprat “Historia e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu