Arben Ratkoceri: Taravari e copëzoi zërin opozitar shqiptar – Aleanca duhet t’i rikthehet bashkimit, pa të në krye

Shkruan: Arben Ratkoceri

Dëmi më i madh që Arben Taravari i ka shkaktuar shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut nuk është vetëm politik, por shoqëror në përmasa afatgjata. Me veprimet e tij, ai përçau strukturën e vetme opozitare serioze që ka ekzistuar ndër shqiptarë – Aleancën për Shqiptarët.

Kjo parti ka qenë një kanal i vetëm politik ku janë grumbulluar shtresat më të vetëdijshme, më të guximshme dhe më të përkushtuara ndaj një vizioni opozitar të sinqertë, që për më shumë se dy dekada ka qëndruar përballë makinerisë së BDI-së dhe çmimit që kjo ka sjellë.

Sot, ky potencial shoqëror nuk ka më mundësi reale të krijojë një tjetër organizim politik opozitar të përmasave të Aleancës së bashkuar. Kjo për shkak të përçarjeve, dëshpërimit dhe fragmentimit që u shkaktua nga brenda – dhe në mënyrë të veçantë nga udhëheqja e z.Taravari.

Nëse ka mbetur një fije përgjegjësie politike e morale, Taravari duhet të jetë i pari që i prin procesit të ribashkimit opozitar, por jo më si udhëheqës, por si një aktor i heshtur në prapavijë. Sepse, drejtimi nuk mund t’i besohet më atij që vetë e shkatërroi unitetin.

Kuptohet, ky ribashkim duhet të bëhet edhe pa pjesë të “strukturave” përçarëse – individë që nuk kanë gjetur kurrë veten në asnjë drejtim politik, e që sot nuk dinë nëse janë me VLEN, me VV apo me ASH. Siç iu dha partia në tavolinë, në të njëjtën mënyrë duhet ta kthejë aty ku e mori – për t’iu shmangur stigmës historike të njeriut që shkatërroi opozitën dhe hapi derën e asimilimit politik të shqiptarëve përmes krijimit të “partiçkave” të mahallave dhe interesave personale.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu