Aplikantët nga Turqia kërkojnë përshpejtimin e procedurave nga Shkupi për shtetësi

Në vitin 2021, Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi një ligj historik që lejonte personat e shpërngulur dhe të afërmit e tyre të shkallës së parë të aplikonin për shtetësi të dyfishtë. Ky vendim u mirëprit me entuziazëm nga mijëra qytetarë me origjinë nga Maqedonia, të vendosur prej dekadash në Turqi, transmeton zhurnal.mk.

Megjithatë, gëzimi fillestar është zëvendësuar me shqetësim dhe pasiguri. Sot, pas gati katër vitesh nga miratimi i ligjit, shumë prej aplikantëve ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare për statusin e tyre.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Grupi i Aplikantëve nga Turqia, ku bëjnë pjesë rreth 5.000 persona, ata shprehin mirënjohje për ligjin, por kërkojnë që procesi të mos ngecë në burokraci dhe që autoritetet përkatëse të përshpejtojnë shqyrtimin e aplikimeve.

“Ky nuk është thjesht një proces administrativ,” thuhet në deklaratë, “por një akt simbolik që lidhet me përkatësinë tonë kulturore dhe historike, dhe me respektin ndaj rrënjëve tona.”, thotë njëri nga ata, Hüseyin Dörtkardeş.

Grupi bën thirrje për vendimmarrje pozitive ndaj aplikantëve që plotësojnë kriteret, duke kërkuar që ky proces të përmbyllet me dinjitet dhe shpresë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Kalimi kufitar Rafah në kufirin Egjipt-Gazë rifilloi zyrtarisht operacionet sot, me 50 persona që pritet të largohen nga Gaza dhe 50 të tjerë që...

Medvedev paralajmëron NATO-n: Do të përdorim armë bërthamore, nëse e ardhmja e Rusisë është në rrezik!

Moska deklaron se nuk kërkon një zjarr global, por paralajmëron se mjedisi ndërkombëtar po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm. Kjo u theksua nga...

Forcat siriane presin hyrjen në Hasakah sipas marrëveshjes së armëpushimit

Forcat e lidhura me Ministrinë e Brendshme të Sirisë po vazhdojnë të presin të hënën për të hyrë në qytetin verilindor të Al-Hasakah, i...

Medvedev paralajmëron: Nëse skadon traktati për armët bërthamore, bota duhet të shqetësohet

Dmitry Medvedev, nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, tha se nëse traktati New START skadon pa një zëvendësues, atëherë bota duhet të shqetësohet...

Abuzim i rëndë me 13-vjeçare në motel nga 55-vjeçari: Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj Tomo Prekaj i akuzuar për dhunë seksuale ndaj një të miture. Në aktvendimin e siguruar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu