Anëtarët e Arben Taravarit në Hasanbeg dhe Haraçinë kthehen aty ku ja nisën, me Ziadin Selë-n

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një postimi në Facebook të bashkangjitur edhe disa foto ka bërë të ditur se një pjese e antarsisë se VLENit në Hasanbeg dhe Haraçinë kanë kaluar në krahun e Ziadin Seles:

Vëllezërit nga Hasanbegu dhe Haraçina rikthehen në shtëpinë e madhe të Aleancës për Shqiptarët, në krah të Ziadin Selës

Një grup vëllezërish nga lagja Hasanbeg dhe Haraçina, janë rikthyer sonte në familjen e madhe të Aleancës për Shqiptarët, në krah të liderit Ziadin Sela, si shpresë e vetme dhe mburrojë për të drejtat dhe dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriur. Gjatë takimit me kryetarin Sela, nënkryetarin dhe deputetin e zonës, Elmi Aziri, si dhe kryetarin e degës së ASH Gazi Babë, Adnan Alija, u diskutua për zhvillimet aktuale politike, pozitën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe aktivitetet e partisë. Gjatë këtij bashkëbisedimi, shumë prej anëtarëve të pranishëm thanë se arsye kryesore për vendimin e tyre është zhgënjimi nga grupi i ndarë i Arben Taravarit, pozita inferiore e partive shqiptarë në Qeveri, goditjet e shumta të Qeverisë ndaj shqiptarëve dhe nevoja emergjente për mobilizim kombëtarë për t’i bërë ballë këtij projekti të dëmshëm. Në takim u tha se ka edhe shumë anëtarë të tjerë të cilët janë të dëshpëruar nga mashtrimet dhe vasaliteti i gjithë drejtuesve të Vlenit e të cilët së shpejti pritet të rikthehen dhe të reshtohen pas Ziadin Selës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu