Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka shënuar Ditët e Flamurit me një aktivitet të veçantë dhe një mesazh frymëzues për shqiptarët në rajon.
Në një sallë të mbushur me miq dhe përfaqësues të komunitetit, Meidani tha se 28 dhe 29 Nëntori janë ditë reflektimi për sakrificën, dinjitetin dhe guximin me të cilat u ndërtua liria.
“Detyra jonë është ta mbrojmë, ta nderojmë dhe ta çojmë përpara, jo me fjalë, por me vepra,” u shpreh ambasadori, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të çdo shqiptari për të ardhmen e përbashkët.
Ai e mbylli mesazhin me fjalët:
“Flamuri na bashkon. Historia na udhëheq. E ardhmja na thërret.”
Eventi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve tradicionale të Ditëve të Flamurit në Shkup.
