Ambasada e ShBA-së në Shqipëri njofton për pezullimin e fondeve

mbasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve të mbështetjes pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv nga presidenti Donald Trump.

Fillimisht kjo letër i është dërguar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme për të informuar Qeverinë e Republikës së Shqipërisë mbi synimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të
Letra e plotë e Ambasadës Amerikane në Tiranë:

“Partnerët e programeve dhe zbatuesit e programeve të ndihmës së financuar nga SHBA në Shqipëri po njoftohen për këtë veprim.

Ky dokument shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon me mirësjellje që ky njoftim të ndahet me të gjitha ministritë, institucionet dhe entet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-së, duke përfshirë:

Ministrinë e Financave, duke përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare
Ministrinë e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Qendrën e Koordinimit për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministrinë e Drejtësisë, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve
Ministrinë e Mbrojtjes
Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme
Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit
Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët
Ministrinë e Shtetit për Qeverisjen Vendore
Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX)
Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin
Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamentin, duke përfshirë komisionet e tij
Këshillin e Lartë Gjyqësor
Këshillin e Lartë të Prokurorisë
Gjykatën Kushtetuese
Gjykatën e Lartë
Të gjitha gjykatat, duke përfshirë Gjykatat e Apelit, Gjykatat Administrative të Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kolegjit e Posaçëm të Apelimit Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK)
Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)
Ministrinë e Shtetit dhe Zyrën e Kryenegociatorit
Agjencinë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)
Të gjitha qeverisjet vendore”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese

Fokus: Tenderë mbi 6 milionë euro, lidhje familjare mes Kasamit, Azizit dhe kompanive përfituese Javorja “Fokus” ka publikuar hulumtimin e radhës në të cilin ka...

Forcat kurde e qeveria siriane arrijnë marrëveshje të re për stabilizimin e armëpushimit

Forcat Demokratike Siriane (SDF), të udhëhequra nga kurdët, njoftuan të premten se kanë arritur një marrëveshje të re me qeverinë qendrore të Sirisë, me...

Fatmir Limani me fjalorin e kurtit “Çon selam” : Apo rrini… jo jo s’po rrijm, ani shkoni e pra!

Ministri Fatmir Limani, nga rradhet e Beses ne VLEN, ka publikuar sonte një status të paqartë dhe thumbues në rrjetet sociale. Në një stil si...

Murseli alarmon: Buteli me 50% shqiptarë, injoron përfaqësimin e drejtë etnik

Këshilltari në Komunën e Butelit, Armend Murseli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me përfaqësimin etnik të të punësuarve në administratën komunale. Në seancën e...

SHBA paralajmëron Iranin: Mos i afroheni anijeve amerikane në kurs përplasjeje

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim të qartë ndaj Gardës Revolucionare Islamike të Iranit për të shmangur veprime të rrezikshme...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu