Alpinistët gjejnë thesarin e Luftës së Dytë Botërore! Vetëm monedhat e arit kushtojnë rreth 360,000$

Një zbulim befasues ka ndodhur në Republikës Çeke, ku dy alpinistë, gjatë një shëtitjeje në pyjet e maleve Krkonose, kanë gjetur rastësisht një sasi të konsiderueshme ari dhe sendesh të çmuara të fshehura në një mur guri.

Thesari i gjetur përbëhej nga 10 byzylykë ari, 17 kuti purosh (dy prej të cilave ende të mbyllura), një kuti pudre, një krehër dhe 598 monedha ari.

Pas gjetjes, alpinistët e dorëzuan menjëherë thesarin në Muzeun e Bohemisë Lindore në Hradec Kralove. Sipas kreut të departamentit arkeologjik të muzeut, Miroslav Novak, thesari ka gjasa t’i përkasë periudhës përpara ose menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur banorët çekë dhe hebrenj po largoheshin nga zonat kufitare, ose kur gjermanët po iknin nga vendi në vitin 1945.

“Ka shumë të ngjarë që kjo të lidhet me periudhën e trazuar para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, kur popullsia çeke dhe hebraike po largohej nga zona kufitare, ose me vitin 1945, kur gjermanët po largoheshin”, tha Novak.

Vlera vetëm e monedhave të arit, që peshojnë 3.7 kilogramë, vlerësohet rreth 360,000 dollarë, sipas ekspertit të monedhave të muzeut, Vojtěch Brádle. Hetimet për origjinën e thesarit vazhdojnë, ndërsa dy nga kutitë mbeten të pahapura, duke shtuar më shumë mister për atë që mund të zbulohet më tej.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu