“Ali Ahmetit i pengon Albin Kurti” – thotë Gashi për takimin VV – LSDM në Prishtinë

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi pjesë e Lidhjes Europiane për Ndryshim nga Uashingtoni ka realizuar intervistë virtuale me TV21.

Në “10 Minuta”, Gashi ka komentuar takimin e djeshëm mes funksionarëve të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe Vetëvendosjes në Prishtinë të Kosovës.

Thotë se ky takim tregon se Ali Ahmetit, liderit të BDI-së i pengon Albin Kurti – lideri i Vetëvendosjes, dhe për këtë të fundit ka nevojë LSDM-ja.

Shton se ky takim dëshmon se LSDM nuk po merret vesh me BDI-në.

“Vërtetë është konfuze. Si duket kanë problem me BDI-në ata (LSDM), nuk po merren vesh, se Ali Ahmetit i pengon Albin Kurti, LSDM-ja paska nevojë për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Mendoj se duhet t’i sqarojnë këto dilema ata, se cili është roli i Vetëvendosjes në Maqedoni: pozitiv apo negativ? Kur t’i sqarojnë këto dilema, mendoj se duhet të dalin në publik”, tha Gashi./TV21

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shpërfillja e gjuhës shqipe nga vredistët!

Këto ditë zëvendëskryeministri vredist i qeverisë së koalicionit Bekim Sali, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Davosit, ka shpërndarë një pllakat përkujtimor...

“Safe City” apo gjobitje selektive? Sela akuzon qeverinë për eksploatim të shqiptarëve

Ziadin Sela: Projekti “Safe City” po përdoret për zhvatje të shqiptarëve Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës së implementimit...

BDI-Çair: Sheshi Skënderbeu pa fazën e tretë, 20 milionë euro zhduken nga buxheti

Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Çair vazhdon, siç thotë, “serialin e ekspozimit të mashtrimit të madh” nga ana e qeverisë dhe pushtetit...

VMRO-VLEN-ZNAM dhe Levica votuan “Safe City”, nga 1 shkurti nisin gjobat

81 vota “për” gjobat që vijnë nga “Safe City”. VMRO-VLEN-ZNAL, Levica dhe deputeti i pavarur tashmë, Ilir Demiri kanë votuar që nga 1 shkurti...

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Qyteti i Sigurt”

Gjuha shqipe shpërfillet nga tabelat paralajmëruese të sistemit “Safe City”. Ministria e Brendshme thotë se tabelat janë vendosur në përputhje me Rregulloren për shenjat...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu