Ali Ahmeti: Dje Prishtina, sot Tirana nesër Shkupi, bashkimi ynë është përgjigja më e fortë! (VIDEO)

Lideri Ali Ahmeti e përshkroi protestën në Tiranë si një vazhdimësi të përpjekjes mbarëkombëtare për drejtësi dhe dinjitet.

Ai theksoi rëndësinë e bashkimit shqiptar kundër padrejtësive dhe tha se shqiptarët në të gjitha trojet duhet të qëndrojnë bashkë për lirinë e çlirimtarëve dhe për të ardhmen euro-atlantike të kombit shqiptar, njofton TS.

“Të dashur organizatorë, drejtues të institucioneve të Republikës së Shqipërisë: Sot jemi bashkë Tirana, Prishtina dhe Shkupi. Dhe kështu qofshim gjithmonë! Jemi bashkuar në Sheshin “Skënderbej” në Prishtinë, sot në Tiranë, dhe nesër në Shkup!”, njofton TS.

Ai më tej tha se shqiptarët duhet të bëhemi bashkë, ashtu siç jemi bashkuar për, Kosovën Republikë, Shqipërinë Demokratike në NATO dhe Bashkimin Europian, shqiptarët e barabartë në një Maqedoni Euro-Atlantike, të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe në Mal të Zi, ashtu duhet të bashkohemi edhe për lirinë e çlirimtarëve dhe për dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./TS

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur presioni publik e përmirëson drejtësinë: Nga Haga e sotme te precedentët historikë, pse duhet protestuar?

Shkruan: Besir Bajrami Presioni qytetar dhe mediatik mund ta bëj dallimin mes padrejtësisë dhe drejtësisë, edhe në rastet ndërkombëtare më të ndërlikuara. Historia dhe praktikat...

“Bëni share ose harro vendime!” – mesazhi kërcënues i kunatit të Bekim Salit tregon si trajtohen qytetarët nga njerëzit e pushtetit

Një mesazh i dërguar nga Ermal Fuga, kunati i Bekim Salit, ka ngjallur reagime dhe shqetësim në rrjete sociale. Përmbajtja e mesazhit zbulon një...

Në tregjet botërore çmimi i arit vazhdimisht po arrin rekorde

Çmimi i arit ka arritur në nivele tejet të larta, edhe atë mbi 4,000 dollarë për ons. Që nga viti i kaluar, çmimi i...

Votat e diasporës ndryshojnë renditjen në Mitrovicë, Peci del i pari

Ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Jugut në Qendrën e Numërimit të Rezultateve. Faton Peci nga Vetëvendosje...

Albi Qamili thyen heshtjen zgjedhore, KSHZ të reagojë!

Bartësi i listës për Tetovë nga VLEN, Albi Qamili, ka thyer heshtjen zgjedhore duke postuar një videomaterial sot rreth orës 15:20. Në videon e postuar...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu