Ali Ahmeti dhe Bajram Rexhepi nga Reçica e Vogël: Tetova meriton një fillim të ri! Atë do ta bëjmë bashkë me 2 nëntor!

Në kuadër të takimeve me qytetarët, kandidati për kryetar komune, Bajram Rexhepi, së bashku me liderin Ali Ahmeti, zhvilluan një takim me banorët e Reçicës së Vogël 1 dhe 2.

Gjatë fjalës së tij, Rexhepi theksoi rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit për zhvillimin e qytetit.

“Vetëm bashkë mund ta nxjerrim Tetovën në dritë,” u shpreh ai, duke theksuar vizionin e përbashkët për një Tetovë më të pastër, më të zhvilluar dhe me më shumë rend e rregull, njofton TS.

Ndërsa nga takimi që zhvilluan sonte në Reçice e Vogël 2, Bajram Rexhepi theksoi se “Tetova meriton një fillim të ri! Atë do ta bëjmë Bashkë me 2 nëntor!”

Takimi u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë e qytetarëve, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për iniciativën #BashkëPërTetovën/TS

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Prof.Dr Zeqirja Rexhepi: Në qoftë se fiton Bilall Kasami, nuk mund të priten ndryshime, pos llumit dhe kaosit ku është zhytur qyteti

Prof. Dr. Zeqirja Rexhepi ka bërë thirrje publike drejtuar qytetarëve të Tetovës, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar komune....

Anketa e ISHPAP: Arsim Dalipi fiton bindshëm me 54.5% përkrahje në Strugë kundrejt kandidatit të pavarur Mendi Qyra me 42.3%

Instituti për Shkencë dhe Pedagogji Akademike – Prishtinë, me eksperiencë disa vjeçare në fushën e exit-polleve, anketave dhe kërkimeve shkencore në lëmitë e statistikës,...

Vjollca Berisha kritikon ashpër Kasamin: Deklarata e tij për Haqim Ramadanin, plotësim i agjendave perfide antishqiptare

Pas skandalit ku kandidati për Tetovën, Bilall Kasami tha se nuk do të mbështes kandidatin e VLEN-it Haqim Ramadanin për Bërvenicën ka reaguar ashpër...

Mickoski: Le të bashkohemi në Kërçovë pa dallime etnike e politike

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pres që Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE të ketë 59 kryetarë komunash, që do të rrumbullakos numrin...

Nga Mickoski te Zeqirja Ibrahimi e Bilall Kasami: Mesazhe të sinkronizuara, VLEN në linjën e VMRO-së

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kërçovë, dita politike është shoqëruar me një varg deklaratash që, sipas vëzhguesve, duken të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu