Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera, Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në përditësimin e orës 20:30, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet, KQZ-ja ka bërë të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “ Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, raporton Periskopi.
Ai do të përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Pos këtij koalicioni, paraprakisht ishin zyrtarizuar dy koalicione të tjera: Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”; dhe Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan
