Aksion gueril “Një litër gjak për shportën e konsumatorit” në Shkup

Aksioni gueril “Një litër gjak për shportën e konsumatorit” sot është organizuar në Shkup me rastin e bojkotit ndaj marketeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve kohët e fundit.

“Fushata ‘Litër gjak për shportën e konsumatorit’ është frymëzuar nga paralajmërimet e sotme për bojkotimin e marketeve për shkak të rritjes enorme të çmimeve. Çdo ditë jemi dëshmitarë të kaosit të çmimeve dhe shtrenjtimit që çojnë në një rënie të madhe të standardit të jetesës. Çmimet po ndryshojnë aq shpejt sa qytetarët gjithnjë e më shumë nëpër markete po bëjnë shaka me të punësuarit duke u thënë atyre “mbani çmimin derisa t’i nxjerrë paratë”, theksohet në kumtesën e Ekipit për aksione të artit urban – Guerila urbane Shkup.

Me këtë aksion, siç theksojnë ata, artistët ofrojnë mbështetje aktive mbi bojkotin e tregjeve dhe shpresojnë se aksione të tilla do të mobilizojnë mjaft qytetarë për të krijuar presion mbi vendimmarrësit për të adresuar seriozisht problemin e çmimeve të larta nëpër markete dhe në tregje (edhe pse fermerët përballen me çmime jashtëzakonisht të ulëta të blerjes së produkteve të tyre) dhe së fundmi autoritetet të fillojnë të marrin vendime dhe zgjidhje në favor të qytetarëve dhe jo të kapitalit të madh, interesi i të cilëve është fitimi.

“Në fund vetëm duam t’u kujtojmë kreatorëve të krizës dhe atyre tregtarëve që zbatojnë praktika të padrejta tregtare se vendi më i keq në ferr është i rezervuar për tregtarët e pangopur”, thuhet në komunikatë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edon Zhegrova rikthehet në formë të plotë- gati për më shumë minuta kundër Napolit

Edon Zhegrova më në fund ka arritur formën e tij optimale fizike dhe është rikthyer në të njëjtin nivel stërvitor me shokët e skuadrës....

Fetai me nderime për Mickoskin: Uroj mandatin e tretë të liderit të pakontestueshëm

Arben Fetai ka uruar Kryeministrin Hristijan Mickoski për mandatin e tretë në krye të VMRO-DPMNE-së, pas rikonfirmimit të tij nga kongresi i partisë. Sipas...

Gashi “injoron” Mickoskin, Do të marrë pjesë në protestën për ish-krerët e UÇK-së në Shkup!

Protesta e radhës për ish-krerët e UÇK-së pritet të mbahet më 13 dhjetor në Shkup, si vazhdimësi e tubimeve që janë mbajtur në Prishtinë,...

Ziadin Sela: Mbështesim protestën e 13 Dhjetorit në Shkup- Drejtësi për krerët e UÇK-së në

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar publikisht mbështetjen e tij dhe të partisë për protestën që do të mbahet më 13...

Gjest i veçantë i Emirit të Katarit për Afrim Gashin në Doha Forum (VIDEO)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mori pjesë në hapjen zyrtare të edicionit të 23-të të Forumit të Dohas,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu