Ahmeti nga Likova: Kanë frikë të krenohen me arritjet e UÇK-së. Këta që janë rritur me “keksa”, le të mendojnë mirë!

Gjatë tubimin të Aleancës Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti, nga tubimi madhështor në Likovë, dha një mesazh të fortë dhe të drejtpërdrejtë ndaj atyre që, sipas tij, kanë harruar sakrificën dhe historinë e lavdishme të popullit shqiptar.

“Kanë frikë të krenohen me arritjet e UÇK-së. Ne nuk duam të na përsëritet e kaluara, sepse kemi vuajtur shumë. Këta që janë rritur me ‘keksa’, le të mendojnë mirë!”, deklaroi Ahmeti, duke iu referuar me tone të ashpra disa aktorëve të skenës aktuale politike, njofton TS.

Ai nënvizoi se Aleanca Kombëtare nuk e harron kurrë historinë, sakrificën dhe rrënjët nga ku ka lindur beteja për liri dhe barazi, ndërsa theksoi se të rinjtë e rritur pa kujtesë historike nuk mund ta udhëheqin me dinjitet të ardhmen e shqiptarëve.

Mesazhi i Ahmetit u prit me ovacione në tubim, duke dëshmuar edhe njëherë se përkrahja për Aleancën Kombëtare po rritet, sidomos në komunat simbol të rezistencës siç është Likova.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Je budallaqe? Je person budalla?”, Trump kapet me gazetaren (VIDEO)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u përplas ashpër me një gazetare duke e quajtur budallaqe, pasi vuri në pikëpyetje akuzën e tij...

Medai Shaholli: “Ndryshimi” sapo ka ndodhur në Kiçevo!

Ndodhi sot në qytetin e Kiçevos pasi ishte Kërçovë deri me 2 nentor, (Uskanë) ku siç njofton Kërçova City Official, rrugët e qytetit nuk...

Hamza në Uashington: Takim me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe ndihmësi special i presidentit Donald Trump

Kryetari i PDK-së Bedri Hamza sot në Uashington zhvilloi një takim me Charles McLaughlin, ndihmës special i presidentit Donald Trump dhe Mark Fleming, drejtor...

Nis për të festuar Pavarësinë, përfundon nën të shtëna tmerri në Graçanicë

Me flamur kombëtar e plis u nis për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, në Gjilan. Por pikërisht këto simbole besohet se ishin arsyeja pse vetura...

Kërçova sështë më e njejta për ditën e flamurit- Bëje share që ta shohë ajo dorë e tradhëtarit që e shiti!

Kërçova në vitin 2024, gjatë Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit – ishte e mbushur me atmosferë festive. Qyteti ishte i veshur kuq e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu