Ahmeti kritikon Kurtin: Protesta ishte për UÇK-në, jo për politikë- mungesa jote s’justifikohet

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti nga Tirana, tha se protesta në Tiranë është mbarëkombëtare.Ahmeti u shpreh se sot po përjeton një emocion shumë të veçantë. “Kjo është një protestë mbarëkombëtare, sot bashkë me bashkëkombasit tanë në Shqipëri të cilët kanë qenë përherë bashkë me ne në ditë të vështira, nga Gjirokastra, deri në Shkodër, Kukës, kanë hapur të gjitha dyert dhe sot kam një emocion të veçantë se kjo protestë për drejtësi, që të gjithë jemi UÇK, mbahet në sheshin “Skenderbe”, mu në kryeqytetin e Shqipërisë, aty ku kanë vepruar të gjithë këta heronj dhe shumë të tjerë”, u shpreh ai. Ndërkaq, në lidhje me mospjesëmarrjen e Albin Kurtit dhe Sali Berishës në këtë protestë, ai tha se kjo nuk është gjë e mirë. nje titull Ahmeti shtoi gjithashtu se kjo është protestë nuk ka ngjyrime politike dhe as prapavijë partiake. “Nuk është mirë, kjo është një protestë mbarëkombëtare, është e thirrur nga shoqatat e dala nga lufta, pa ngjyrime politike, besoj që në të ardhmen do ta shohin që të gjithë që këtu nuk ka prapavijë as partiake, as për politika ditore, por është një solidaritet që bëhet për drejtësi, për ata të cilët kanë kontribuuar për lirinë e Kosovës, që t’u jepet pafajësia, sepse janë të pafajshëm”.“Ushtria jonë ka respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare mbi luftërat, ushtria jonë ka pasur vështirësitë nga më të mëdha për të menaxhuar me gjithë atë gjenocit që kanë ushtruar bandat serbe në Kosovë”, u shpreh ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i Butelit thumbon Hoxhën nga Butel 2: Nuk pati forcë të më urojë, e pres si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai...

“Ftesë nga Prokuroria për Artan Dikën: në qendër të hetimit, kandidati i VLEN dhe VMRO, Mendi Qyra”

Shkup, 21 tetor 2025 – Juristi dhe aktivisti Artan Dika ka bërë të ditur sot se është ftuar nga Prokuroria Themelore e Shkupit për...

Arsovska: Urime ju qofshin ndërtimet pa leje, kriminelët e VLEN dhe VMRO-së po e mbysin Shkupin!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN dhe partisë VMRO-DPMNE, të cilët tashmë katër vite kanë shumicën në...

Suat Shaqiri- heroi shqiptar në zemër të Maqedonisë

Jurist me profesion dhe me një sfond solid arsimor, Suat Shaqiri të dielën ka bërë histori në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Si kandidat i...

Shembet një pjesë e Shtëpisë së Bardhë në SHBA

Pjesa e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë është shembur, ndërsa fillojnë punimet për sallën e re të ballove të Presidentit të SHBA-së, Donald...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu