Pavarësisht paralajmërimeve dhe pritshmërive se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të merrte pjesë në protestën për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së dhe për të riafirmuar se UÇK-ja nuk është organizatë kriminale, ai nuk u pa në protestën e mbajtur në Shkup.
Mungesa e Gashit ka hapur menjëherë pyetje dhe dilema politike, sidomos në kontekstin e deklaratave të mëhershme të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili disa ditë para protestës ishte shprehur se është i bindur që VLEN nuk do ta përkrahë protestën.
Kjo ka nxitur spekulime në opinion nëse mosprania e Afrim Gashit ishte rezultat i presionit politik, apo edhe një mesazh disiplinues nga kreu i ekzekutivit, duke qenë se Gashi mban një nga postet më të larta shtetërore dhe përfaqëson partnerin shqiptar në qeveri.
