Adriana Matoshi i reagon Sami Lushtakut: S’di qysh po ke kohë të merresh me mua, çuditem pse s’je në burg po kryetar komune

Aktorja e njohur dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili së fundmi kishte folur për të duke përdorur terma që ajo i cilësoi jo të përshtatshëm dhe të papranueshëm.

Reagimi i Matoshit erdhi përmes një postimi të gjatë në Facebook-un e saj zyrtar, ku ajo i është kundërpërgjigjur Lushtakut me tone të forta dhe kritika të drejtpërdrejta.

“Njihere çika, tani djali, tash edhe babaU qenka lajmru, samiU. sami, per mu tregojne qysh shkruj, qysh luaj ne filma, ne shfaqje, e qysh marr çmime gjithandej botes, qysh me punen dhe djersen tem kujdesem për dy prindërit dhe fëmijët. e per ty sami? Krejt e dijmë”, shkroi Matoshi.

Në vazhdim, Matoshi listoi një sërë akuzash dhe pretendimesh për mënyrën se si, sipas saj, Lushtaku ka vepruar ndër vite, që nga periudha e luftës e deri te menaxhimi i pasurisë dhe tenderëve.

Ajo shkroi ndër të tjera: “Tregojnë qysh ke ble toka gjatë luftës. Tani tregojnë, sami, qysh ke ble toka mas luftës ka 50 euro ari e na e ke shitë ka 5 mijë. Tregojnë qysh ke marr tendera. Qysh se deklaron pasuninë. Qysh ke sha e kërcënu zyrtar të shtetit. Qysh sami argatët e tu kanë shërby edhe në Leposaviq edhe në Skenderaj”.
Deputetja e VV-së e mbylli reagimin me një mesazh të fortë drejtuar kreut të Skenderajt: “S’di qysh po ki kohë me u marrë me mu. Ama hala ma shumë qysh s’je në burg, po kryetar në komunë. Ti s’je niveli jem, as s’ki me kanë kurrë, se s’jom kanë e as nuk bi kaq poshtë une asnjëherë në jetë”.

Reagimi i saj është bërë menjëherë viral, duke ndezur debate të shumta në rrjete sociale dhe në opinionin publik. Mbetet të shihet nëse Lushtaku do të përgjigjet ndaj deklaratave të deputetes Matoshi, ndërsa tensionet politike dhe diskursi publik vazhdojnë të mbeten në qendër të vëmendjes.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zëri i Masakrës së Reçakut: William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë

Sot shënohet 27-vjetori i Masakrës së Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë, ku 45 civilë shqiptarë mbetën...

ASH Ziadin Sela: Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Arben Taravarit, duke e akuzuar atë për hipokrizi politike dhe qëndrime kontradiktore. Sipas ASH-së, Taravari,...

Së shpejti takimi kokë më kokë Ahmeti- Mickoski, çfarë po sinjalizohet?

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka bërë të ditur se do të zhvillojë një takim tet-a-tet me kryeministrin dhe liderin...

Irani konfiskon një ngarkesë të madhe të pajisjeve Starlink (VIDEO)

Autoritetet iraniane kanë njoftuar konfiskimin e një ngarkese të madhe të pajisjeve të internetit satelitor Starlink, sipas mediave shtetërore të vendit. Pamjet e publikuara...

Ambasadorët e BE-së takojnë Kurtin: Pa dialog me Serbinë nuk ka përparim në integrimin evropian

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët e BE-së dhe shefat e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu