Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë rrugëtimin e saj politik apo do të shuhet plotësisht.

VLEN u krijua, sipas opinionit publik, me ndikimin e kryeministrit Mickoski dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, jo domosdoshmërisht me vullnetin e tyre, por me një qëllim të vetëm, rrëzimin e BDI-së.

Pa një plan të qartë, pa bashkim të mirëfilltë, pa ide dhe pa një lider të vetëm, VLEN sot gjendet përballë dy rrugëve: ose të shkatërrohet, ose të pranojë propozimin e fundit.

Portali TetovaSot zbuloi mbrëmë ekskluzivisht edhe dokumentin zyrtar të VLEN-it, i cili sipas informacioneve është përpiluar nga ish-kryetari i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi.

Sipas këtij propozimi, subjekti do të mbajë emrin “Unioni Demokratik Shqiptar – VLEN”, nëse arrihet marrëveshje mes katër liderëve dhe përfaqësuesve të VV-së dhe Arbërisë.

Kryetari do të zgjidhet me rotacion çdo vit me mandat njëvjeçarë (në katër vite nga një parti). Radhitja dhe përfaqësimi i kryetarëve do të bëhet me short, ndërsa ndarja e pozitave të tjera do të dakordohet me marrëveshje.

Sipas informacioneve të fundit të portalit TetovaSot, mbledhja e radhës do të mbahet ditën e martë, ku do të diskutohet ky propozim i Zeqirja Ibrahimit.

Por mbetet pikëpyetje nëse do të arrihet një marrëveshje e tillë, apo do të shkatërrohet VLEN-i?

Portali TetovaSot mëson se Adnan Azizi nuk është dakord me këtë propozim, edhe pse nuk është lider i Lëvizjes BESA ai nuk parasheh shkrirjen e partive dhe zgjedhjen e kryetarit me rotacion çdo vit.

Për Adnan Azizin, Lëvizja BESA është amanet dhe nuk do të mbyllet kurrë, pavarësisht çmimit që mund të paguhet në kuadër të VLEN-it. Edhe pse Bilall Kasami është lider formal i Lëvizjes BESA, Adnan Azizi është ai që vendos për rrugëtimin e saj, nëse do të shkrihet apo do të vazhdojë si parti e pavarur.

Sipas TS-së, as anëtari më i thjeshtë nuk është dakord që Lëvizjes BESA t’i vihet “dryni” dhe të shkrihet në VLEN, pasi për Lëvzijen BESA është derdhur edhe gjak. Andaj, në këtë drejtim, Adnan Azizi gëzon mbështetje të fuqishme nga anëtarësia që BESA të vazhdojë si emër më vete, ndërsa VLEN të funksionojë si bashkim partish.

Me propozimet e Adnan Azizit, sipas portalit TS, nuk pajtohen partitë e tjera të koalicionit, përfshirë Bekim Saliun – Afrim Gashin, Arben Fetahun, Bekim Qokun, Bekim Fazliu dhe Izet Mexhiti.

Ata janë në një vijë të përbashkët, nëse krijohet VLEN, të shkrihen të gjitha partitë politike dhe VLEN të funksionojë si një parti e vetme, me një kryetar dhe struktura të përbashkëta. Sipas tyre, kjo do t’i jepte legjitimitet më të fuqishëm vendimmarrjes së ardhshme dhe do ta forconte pozitën e VLEN-it në qeveri.

E marta pritet të jetë ditë vendimtare ose e bardhë, ose e zezë. Por një gjë është e sigurt: Adnan Azizi nuk do të lejojë që Lëvizja BESA të shkrihet dhe të krijohet VLEN-i si parti e vetme sipas propozimit të Zeqirja Ibrahimit!

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve

Gazetare: Linda Ebibi Ademi Gjatë këtij viti janë regjistruar 36 raste të vdekjes së foshnjave të porsalindura dhe fëmijëve. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë vetëm për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu