Ademi demanton Liderët e VLEN-it: Disa nga partitë në VLEN janë derivate të BDI-së, kemi kanale të komunikimit me të gjithë

Në Daily Click në TV21, nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi u pyet nëse kanë komunikim me Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët, që siç tha Ademi, BDI ka pasur bashkëpunim me të gjithë dhe ka kanale komunikimi, por sipas Ademit, kjo nuk do të thotë se ka diçka në drejtim të dinamikave të zhvillimit.

“Me të gjithë aktorët në skenën politike BDI ka pasur bashkëpunim në forma të ndryshme. Ju e dini që disa nga partitë që sot janë në VLEN, janë derivate të BDI-së duke qenë pjesë integrale e BDI-së, duke pasur pozicione e funksione të rëndësishme jo për një vit e dy, por për më tepër se 20 vite kështu që, kanale të caktuar komunikimi me të gjithë kemi, aq më tepër edhe mbi baza të një bashkëpunimi të mëparshëm. Personalisht edhe unë kam me njerëz të cilët janë të proveniencave të ndryshme politike e partiake dhe se kjo nuk do të thotë diçka në drejtim të asaj se cilat do të jenë dinamikat e zhvillimit”, tha Ademi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

Përplasje fizike mes deputetëve në Parlamentin e Bullgarisë

Në Parlamentin e Bullgarisë ka ndodhur një situatë e pakëndshme e cila madje u transmetuar direkt në mediat e atjeshme. Bëhet fjalë për një sulm...

Universiteti i Tetovës shënon 31-vjetorin e themelimit dhe ligjëratave të para

Universiteti i Tetovës sot shënon 31 vjet nga mbajtja e ligjëratave të para, më 17 dhjetor 1994, një datë historike që shënon themelimin e...

Ish Presidenti i Shqipërisë Rexhep Meidani nga sot “Honoris Causa” i UT-së (VIDEO)

Ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani, është nderuar sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tetovës. Ky vlerësim i jepet Meidanit për...

Gjykata Supreme anulon vendimin e KPK-së: Shkarkimi i U.D.-së së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ishte jashtëligjor

Gjykata Supreme e ka anuluar vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu