Abdixhiku për VV-në: Ditën na thonë “doni me kthy Serbinë”, natën na çojnë letër “hajdeni me ne, se veç ju jeni të mirë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gjashtë vitet e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, kanë sjellë rezultate katastrofike për vendin.

Sipas tij, çmimet janë rritur dhe faturat e energjisë elektrike do të jenë edhe më të shtrenjta.

“Atje Vuk Hamoviqi po përfiton miliona pare të Kosovës prej importit të energjisë elektrike të cilën këta tentojnë me e fshehë. Edhe dje, edhe sot nga 300-400 mijë euro në ditë t’i fitojnë. Pra, ky është patriotizmi fals i tyre”, ka thënë ai.

Ai për fatin e Kosovës tha se nuk duhet t’ua lënë atyre që kanë për qëllim rrënimin e shtyllave identitare të shtetit.

Sipas Abdixhikut, populli, partitë tjera dhe elektoratet e tyre po presin nga LDK-ja.

“Populli pret prej LDK-së. Edhe partitë tjera janë duke pritë prej LDK-së. Nuk mbet parti në Kosovë që s’thotë po du me LDK-në. Krejt duan me LDK-në. Elektorati i tyre po thotë duam me LDK-në. Nëse po doni kaq shumë me LDK-në, votojeni LDK-në”, ka thënë ai.

Duke iu referuar Vetëvendosjes, ai ka thënë se sharjet dhe ofendimet i kanë për propagandë ndërkaq të vërtetën e kanë letrën e ofertës.

Ka thënë se e vërteta e tyre është “hajde bëhemi bashkë”.

“Neve na thonë po donë me kthy Serbinë në Kosovë. Kush po do me kthy Serbinë në Kosovë? Pra, për vitin 2025-2026 kjo është gjuha e tyre e vetme që u ka mbetur. Dhe si të përfundon kjo gjuhë e tyre në mbrëmje, ditën ta shtrojnë ofertën thonë hajde LDK-ja me u bë me neve bashkë, ju lutem se veç ju jeni më të mirët”, ka thënë Abdixhiku./Periskopi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Kuvendi i së shtunës nuk është zgjedhor”, zyrtarja e LDK-së flet për kandidaturën e Hotit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka shpallë kadidtaurën për kryetar të LDK-së. “Pas dorëheqjes së Kryetarit Abdixhiku për shkak të rezultatit të fundit zgjedhor, ju...

33 ish-kandidatë kërkojnë hetime për zgjedhjet lokale, KQZ: Materiali zgjedhor është shkatërruar

Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu, ka bërë të ditur se ai dhe 32 ish-kandiatë kanë dorëzuar kërkesë në Prokurorinë...

Rritet çmimi i dizelit në Maqedoni

KRRE ka sjellë vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të...

Vuçiç: Trump e zbuloi realitetin, Kosova pa parime në lojën e të mëdhenjve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka folur për Forumin Ekonomik Botëror në Davos dhe zhvillimet globale. Presidenti serb, ka folur të dielën për presidentin amerikan...

Sami Azemi kujton 26-vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së: Lugina nuk duhet të lihet në harresë

Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) doli në skenë në janar të vitit 2000 dhe për më shumë se një vit pati...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu