Që nga shorti i Euro 2024 tek çmimet e biletave të Kombëtares, ja çfarë duhet të dini

Ekipi kuqezi do jetë mes 24 ekipeve që do përballen në fazën finale të Europianit 2024, që do zhvilllohet verën që vjen nga 14 qershor-14 korrik në Gjermani. Barazimi 1-1 kundër Moldavisë mbrëmjen e së premtes në transfertë, bëri që tanët të “vulosnin” pjesëmarrjen për herë të dytë në këtë turne. Pas ndeshjeve të fundit, UEFA do zhvillojë në Hamburg hedhjen e shortit për fazën finale.

Do jenë gjashtë grupe me nga katër skuadra, teksa gjithçka do zbulohet më 2 dhjetor në 18:00 në Hamburg. Veç saj, në këtë datë do dalin edhe biletat për tifozët, që do menaxhohen nga federatat përkatëse në faqe të dedikuara në internet.

Faza e parë e shitjes së biletave nisi këtë tetor për ata që ishin të interesuar, ndërsa pas 2 dhjetorit, kur të mësohen edhe grupet, kundërshtarët dhe qytetet ku do luhen ndeshjet respektive dhe do bëhet edhe shitja e biletave për secilën federatë. Do jenë dhjetë qytete ku do organizohet ky turne verën që vjen. Europiani do zhvillohet në Berlin, Munich, Hamburg, Frankfurt, Stuttgart, Dusseldorf, Cologne, Gelsenkirchen, Leipzig dhe Dortmund.

Çmimet e biletave janë në varësi të ndeshjeve, teksa ndahen edhe sipas sektorëve në stadium. Çmimet variojnë nga 30 euro për ndeshjet e grupeve, e deri në 1000 euro në finale, kjo për kategorinë e parë.

Si funksionon shorti i Euro 2024?

Ekipet do të shpërndahen në një nga katër vazot (1, 2, 3, 4) përpara shortit, në përputhje me rezultatet e tyre në fazën e grupeve kualifikuese. Gjermania mikpritëse është vendosur në vazon 1, por nuk hidhet në short pasi shpërndahet automatikisht në Grupin A.

Tre fituesit e mundshëm të play-off-it caktohen në vazon 4. Gjashtë vazo të tjera (A, B, C, D, E, F) kërkohen për të tërhequr pozicionin e ekipit përkatës në secilin grup.

Vazot B dhe F përmbajnë katër gogla secila për të përfaqësuar pozicionet e disponueshme në secilin grup (p.sh. B1, B2, B3 dhe B4). Vazo A përmban vetëm tre gogla për pozicionet A2, A3 dhe A4 në Grupin A, pasi Gjermania do të zërë pozicionin A1.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu