UEJL feston 22 vjetorin e themelimit, Grubi: Universitetet janë vazhdimësi e rrugës drejt emancipimit shoqëror dhe kombëtar

UEJL feston 22 vjetorin e themelimit, Grubi: Universitetet janë vazhdimësi e rrugës drejt emancipimit shoqëror dhe kombëtar

Universiteti i Europës Juglindore përmes një organizimi ka shënuar sot 22 vjetorin e themelimit, me ç’rast i ftuar ishte dhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.

Grubi në fjalimin e tij para profesorëve, studentëve, stafit akademik dhe të ftuarve, tha se me themelimin e UEJL-së u thye barriera politike e të gjithë atyre që ndër vite kanë mohuar arsimimin e shqiptarëve dhe të drejtën elementare për shkollim.

Grubi duke uruar edhe shumë vite të suksesshme për UEJL-në, theksoi se universitetet janë vazhdimësi e rrugës për emancipimin shoqëror dhe kombëtar.

Fjalimi i plotë:

Historinë e një populli nuk e përbëjnë vetëm ngjarjet e mëdha në rrugën e lirisë dhe synimeve shekullore,, por edhe ato që një populli ia kanë hapur horizontet e dijes dhe emancipimit për zhvillimin e gjithmbarshëm.

Në këtë nëntor ne po shënojmë me krenari, përveç Ditës kur shqiptarët shpallën pavarësinë, edhe Ditën e Alfabetit, e cila është një ngjarje e ndritur që ka vënë bazat e shkrimit dhe arsimimit shqip, për t’u bërë si popull pjesë e botës së qytetëruar.

Por, për shkak të mungesës së vizionit e mirëkuptimit, u desh shqiptarët të zhvillojnë beteja të shumta politike për të fituar të drejtën e arsimit sipëror, dhe për fat të mirë, ne jemi këtu ku jemi, me të drejtën e garantuar me Kushtetutë me orientim të palëkundër euroamerikan.

Padyshim se themelimi i Universitetit të Evropës Juglindore, është një datë e rëndësishme për arsimin sipëror në gjuhën shqipe, sepse me të u thye barriera politike e psikologjike te ata që e mohonin të drejtën tonë të natyrshme.

Kjo datë dhe ngjarje, theu edhe paragjykimet e paarsyeshme disadekadëshe kundër të drejtave elementare të një populli.

Universiteti i Europës Juglindore e hapi shtegun, shkriu akullin shekullor dhe ua trasoi rrugën edhe dy universiteteve tjera që i kemi sot.

Të gjitha këto universitete, janë vazhdimësi e rrugës sonë të emancipimit kombëtar, dhe themelimi i tyre zë vend të posaçëm në mozaikun e rilindjes kombëtare dhe sistemit të arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut.

Por, dua të shtoj këtu, ato janë edhe dëshmi e emancipimit dhe pjekurisë si shoqëri e barabartë për të gjithë.

Të nderuar,

I gëzohem çdo arritje të çdo institucioni arsimor, I gëzohem çdo suksesi të kuadrove të tyre.

Duke shprehur dëshirën për suksese të mëtejme Ju uroj përvjetorin dhe vazhdimin e rrugës së dijes, emancipit dhe zhvillimit.

Vazhdoni të shkëlqeni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Richard Grenell reagon pas protestës në Tiranë: “Haga është jashtë kontrollit, kjo është ajo që ka bërë Jack Smith!

Emisari i presidentit amerikan për misione të veçanta në botë, Richard Grenell ka reaguar sërish mbi protestën e madhe në mbështetje të ish-krerëve të...

A është Armend Kadrievski “ndryshimi” i pretenduar i Mendi Qyres në Strugë?

Në Strugë prej kohësh përflitet se Armend Kadrievski është një nga njerëzit më të afërt me Mendi Qyrën. Sipas zërave në terren, ai shihet...

Bedri Lika i kthen përgjigje të fortë Kostovskit: Nuk jeni as mbi xhaminë, as mbi të vërtetën

Pas deklaratës publike të kryetarit të Komunës së Butelit, Daeko Kostovski se gjatë hutbes së sotme tmë mbajtur nga hoxha i xhamisë në Butel...

Ali Ahmeti: Dje Prishtina, sot Tirana nesër Shkupi, bashkimi ynë është përgjigja më e fortë! (VIDEO)

Lideri Ali Ahmeti e përshkroi protestën në Tiranë si një vazhdimësi të përpjekjes mbarëkombëtare për drejtësi dhe dinjitet. Ai theksoi rëndësinë e bashkimit shqiptar kundër...

Vazhdojnë SKANDALET/ Zbulohen Kontratat tek “NP- PARKINGU” të Bilall Kasamit (DOKUMENT)

Skandalet në komunën e Tetovës nuk kanë të ndalur! Pas publikimit të qindra kontratave të dyshimta tek XHOB2011, tashmë janë zbuluar edhe kontrata në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu