Rashiq: Asociacioni prezantohet si diçka e madhe, por s’do t’i zgjidhë problemet tona!

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të shuhen strukturat ilegale të Serbisë në territorin e Kosovës.

Ai ka thënë se vetë nuk e ka parë draftstatutin, duke shtuar se Asociacioni do të duhej të kishte bashkëpunim me institucionet qendrore, veçanërisht kryeministrin. Rashiq ka shtuar se funksionimi i këtij mekanizmi mund të bëhet vetëm sipas ligjeve të Kosovës.

“Institucionet e Republikës së Serbisë do të shuhen”, ka thënë ai për Radio Kim.

Rashiqi ka thënë se Asociacioni u paraqitet serbëve si diçka e madhe, por që nuk do të jetë diçka e tillë.

“Prezantohet sikur do të jetë ndonjë institucion që do t’i zgjidhë të gjitha problemet tona, por për mendimin tim nuk është aspak kështu”.

“Në momentin që ndodh, të gjitha institucionet, jo vetëm disa, por të gjitha institucionet e financuara nga buxheti i Republikës së Serbisë, thjesht do të mbyllen. Disa thonë se metoda më logjike apo supozimi më logjik në këtë rast është që të gjitha ato institucione që tani financohen nga Republika e Serbisë thjesht të transferohen në atë institucion që më vonë mund të quhet Asociacion i komunave serbe dhe kështu t’u jepet mundësia që ato të mund të veprojnë në rrugë ligjore për institucionet e Kosovës nën kujdesin apo patronazhin, siç është në këtë rast të Asociacionit”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se sipas këtij statuti, i cili ka dalë në publik, parashikohet një program më praktik. “Struktura do të ndryshojë dhe këtë duhet ta kuptojnë qytetarët tanë. Në momentin kur do të miratohet ZSO, këto institucione që ne i dimë tani nën Republikën e Serbisë do të zhduken, do të inkorporohen në këtë institucion tjetër që nuk ka kapacitet të pranojë të gjithë ata punonjës në atë shembullin klasik”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shefat ushtarakë izraelitë thonë se “rruga drejt Iranit është e hapur”, njoftojnë sulme të reja ajrore

Sipas planeve, theksuan ata, aeroplanët e Forcave Ajrore Izraelite do të godasin objektiva në Teheran mes konfrontimit të vazhdueshëm Shefi i Shtabit Izraelit, Eyal Zamir...

Irani po shqyrton seriozisht mbylljen e ngushticës së Hormuzit

Teheran – Irani po shqyrton seriozisht mundësinë për të mbyllur ngushticën strategjike të Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale të...

Ferizaj për herë të parë bëhet me Transport Publik Urban

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se qyteti është bërë me transport publik urban. Aliu ka pohuar se ky projekt do të kursej edhe...

Izraeli thotë se ka eliminuar nëntë shkencëtarë kryesorë bërthamorë iranianë

Ushtria izraelite deklaroi të shtunën se sulmet ajrore të ndërmarra një ditë më parë ndaj objekteve bërthamore të Iranit kanë rezultuar me vrasjen e...

Izraeli konfirmon: Irani dërgoi 150 raketa drejt Tel Avivit në tre valë të ndryshme

Tel Aviv – Ministri izraelit i Mbrojtjes ka deklaruar se Irani ka lëshuar gjithsej 150 raketa drejt qytetit të Tel Avivit, në tre periudha...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu