Maqedonia, e treta me nivelet më të larta të korrupsionit (TABELA)

Korrupsioni në Ballkan, thuhet në Raportin që shoqëron Anketën e Barometrit, e sidomos në Maqedoninë e Veriut – përkufizohet si korrupsion sistematik politik, në të cilin politikanët shfrytëzojnë kontrollin e tyre mbi një ekonomi dhe zhvillojnë proceset e vendimmarrjes në avantazhin e tyre

Evis HALILI

Shkup, 16 tetor – Qytetarët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë perceptojnë një nivel më të lartë korrupsioni në vendet e tyre, në krahasim me 3 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, njofton një Anketë e Këshillit të Bashkëpunimit të Rajonal e realizuar verën e këtij viti në kuadër të Barometrit të Sigurisë. “Një nga faktorët e ndërlikuar që ndikon në nivelet e pakënaqësisë me situatën e përgjithshme në ekonomi të rajonit lidhet me nivelet e larta të korrupsionit të perceptuar. Shumica dërrmuese e të anketuarve (86%) besojnë se korrupsioni është disi ose shumë i përhapur, me Serbinë që renditet e para (90%) e ndjekur nga Shqipëria (87%) dhe Maqedoninë e Veriut (86%)” thuhet në Raportin që shoqëron Anketën e Barometrit.

Advertisements

I rëndësishëm mbetet fakti se, një në dy të anketuar në përgjithësi në rajon e sheh korrupsionin të rrënjosur thellë në ekonomitë (duke raportuar se fenomeni është shumë i përhapur).

Analistët e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal raportojnë se përgjigjet ndaj pyetjeve rreth korrupsionit japin një pamje pesimiste së korrupsioni i përhapur. Të anketuarit kanë pranuar se, praktikat korruptive, të vogla dhe të mëdha, janë një pjesë normale e jetës në ekonomitë e rajonit të BB dhe se reagimi ndaj korrupsionit është joefikas dhe i pamjaftueshëm.

Besimi të korrupsioni është aq i fortë, pasi nxit perceptimet se shpesh është mënyra e vetme për të marrë shërbime publike. Atësia e sistemeve demokratike për t’i bërë ballë destabilitetit varet në një masë të madhe nga mungesa e korrupsionit dhe nepotizmi në sektorin publik. Kapja e shtetit është një pengesë absolute për zhvillimin demokratik, thuhet në analizën e rezultateve të anketës.

Tani korrupsioni në Ballkan, por sidomos në Maqedoninë e Veriut përkufizohet si korrupsion sistematik politik, në të cilin politikanët shfrytëzojnë kontrollin e tyre mbi një ekonomi dhe zhvillojnë proceset e vendimmarrjes në avantazhin e tyre. Rrjedhimisht, edhe pse integrimi evropian i rajonit të Ballkanit Perëndimor ka vazhduar për më shumë se dy dekada, korrupsioni ende përshkon të gjitha sferat e shoqëritë e rajonit.

Në Strategjinë e tij të Zgjerimit, Komisioni Evropian pranoi mungesën e progresit midis ekonomive aktuale kandidate për në BE duke nënvizuar problemin ekzistues të kapjes së shtetit në të gjitha nivelet të qeverisë dhe të administratës. Në mënyrë shqetësuese, përparimi kundër korrupsionit i arritur në Ballkanin Perëndimor me mes viteve 2000- 2010 tani është shuar dhe entuziazmi në shoqëri ka rënë. Raportet e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2022 për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vunë në dukje disa mangësi të reja kur është fjala për luftën kundër korrupsionit. Sipas raporteve, të gjitha ekonomitë në rajon vuajnë nga korrupsioni i nivelit të lartë, ku problemi kryesor është numri i ulët i dënimeve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shefat ushtarakë izraelitë thonë se “rruga drejt Iranit është e hapur”, njoftojnë sulme të reja ajrore

Sipas planeve, theksuan ata, aeroplanët e Forcave Ajrore Izraelite do të godasin objektiva në Teheran mes konfrontimit të vazhdueshëm Shefi i Shtabit Izraelit, Eyal Zamir...

Irani po shqyrton seriozisht mbylljen e ngushticës së Hormuzit

Teheran – Irani po shqyrton seriozisht mundësinë për të mbyllur ngushticën strategjike të Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të tregtisë globale të...

Ferizaj për herë të parë bëhet me Transport Publik Urban

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka njoftuar se qyteti është bërë me transport publik urban. Aliu ka pohuar se ky projekt do të kursej edhe...

Izraeli thotë se ka eliminuar nëntë shkencëtarë kryesorë bërthamorë iranianë

Ushtria izraelite deklaroi të shtunën se sulmet ajrore të ndërmarra një ditë më parë ndaj objekteve bërthamore të Iranit kanë rezultuar me vrasjen e...

Izraeli konfirmon: Irani dërgoi 150 raketa drejt Tel Avivit në tre valë të ndryshme

Tel Aviv – Ministri izraelit i Mbrojtjes ka deklaruar se Irani ka lëshuar gjithsej 150 raketa drejt qytetit të Tel Avivit, në tre periudha...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu