Rroga minimale 22.500 denarë/Bekteshi: Ka mungesë të fuqisë punëtore, automatikisht rriten pagat

Që nga muaji mars, paga minimale në Maqedoninë e Veriut do të jetë 22.500 denarë, shkruan TV21. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se kjo është rezultat i mungesës së fuqisë punëtore, por edhe i metodologjisë që Qeveria e miratoi për pagën mesatare, që automatikisht shkakton rritje të pagës minimale.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me odat ekonomike dhe kjo është shumë me rëndësi për shkak se tashmë ka mungesë të fuqisë punëtore në vendin tonë dhe tashmë automatikisht rriten pagat, përveç kësaj, kjo del nga metodologjia që e miratuam vitin e kaluar në pjesën e inflacionit dhe në pjesën e rritjes së pagës mesatare, që automatikisht duhet të rritet paga minimale, por nuk do të ndalemi këtu. Ne plotësisht jemi të përkushtuar në rritjen e standardit të jetesës së qytetarëve tanë, kurse paralelisht me këtë, gjithsesi edhe rritjen e produktivitetit të të punësuarve në shtetin tonë, që kompanitë të jenë më konkurruese”, tha Bekteshi.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kryetari i Butelit thumbon Hoxhën nga Butel 2: Nuk pati forcë të më urojë, e pres si kandidat të BDI-së në zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka komentuar mungesën e urimit nga Hoxha i Butel 2 pas fitores së tij në zgjedhje. Ai...

“Ftesë nga Prokuroria për Artan Dikën: në qendër të hetimit, kandidati i VLEN dhe VMRO, Mendi Qyra”

Shkup, 21 tetor 2025 – Juristi dhe aktivisti Artan Dika ka bërë të ditur sot se është ftuar nga Prokuroria Themelore e Shkupit për...

Arsovska: Urime ju qofshin ndërtimet pa leje, kriminelët e VLEN dhe VMRO-së po e mbysin Shkupin!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj koalicionit VLEN dhe partisë VMRO-DPMNE, të cilët tashmë katër vite kanë shumicën në...

Suat Shaqiri- heroi shqiptar në zemër të Maqedonisë

Jurist me profesion dhe me një sfond solid arsimor, Suat Shaqiri të dielën ka bërë histori në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Si kandidat i...

Shembet një pjesë e Shtëpisë së Bardhë në SHBA

Pjesa e Krahut Lindor të Shtëpisë së Bardhë është shembur, ndërsa fillojnë punimet për sallën e re të ballove të Presidentit të SHBA-së, Donald...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu