Kush e hoqi shqipen nga Telekomi? Heshtja që kushton 150 mijë denarë në muaj

Para tetë muajsh, aktivistja Anita Latifi ngriti publikisht shqetësimin se nga sistemi telefonik i Telekomit të Maqedonisë së Veriut ishte zhdukur opsioni “Për SHQIP – shtypni 2”. Deri më sot, kjo çështje nuk ka marrë asnjë sqarim zyrtar, ndërsa situata vazhdon të mbetet e pandryshuar.
Latifi pyeti në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse Nusret Ziba, anëtar i Këshillit të Drejtorëve të Telekomit i propozuar nga Qeveria — e cila zotëron 34,81 për qind të aksioneve të kompanisë — është i informuar për këtë ndryshim në sistemin e shërbimeve për përdoruesit.
Pas tetë muajsh pa përgjigje publike, mbeten dy mundësi: ose drejtuesit e Telekomit janë të informuar dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim, ose nuk janë të informuar për një çështje që prek drejtpërdrejt të drejtat gjuhësore të një pjese të madhe të përdoruesve.
Nusret Ziba, i cili sipas të dhënave publike merr mbi 150 mijë denarë në muaj për funksionin e tij në Këshillin e Drejtorëve, deri tani nuk ka dalë me një sqarim lidhur me heqjen e shërbimit në gjuhën shqipe nga sistemi i Telekomit.
Në një shtet ku gjuha shqipe ka status zyrtar dhe ku shteti është aksionar i rëndësishëm në Telekom, mungesa e shërbimit në shqip ngre pikëpyetje serioze mbi respektimin e barazisë gjuhësore dhe përgjegjësinë institucionale.
Çështja ka nxitur reagime në publik, me kërkesa që Këshilli i Drejtorëve dhe përfaqësuesit e emëruar nga Qeveria të japin sqarime përse opsioni në gjuhën shqipe është hequr dhe kur do të rikthehet.
Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nga Telekomi dhe nga Nusret Ziba
