Stafi teknik i Kombëtares së Egjiptit u pa duke lexuar Kur’an dhe duke u lutur gjatë ndeshjes dramatike kundër Bregut të Fildishtë, në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës (AFCON).
Ndeshja përfundoi me fitoren 3-2 për Egjiptin, rezultat që i siguroi ekipit kualifikimin në gjysmëfinale të turneut. Pamjet e stafit duke lexuar Kur’an në tribunë u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur reagime të shumta nga tifozët dhe opinioni sportiv.
Shumë e panë këtë moment si shprehje besimi dhe qetësie në një përballje tepër të tensionuar, ndërsa të tjerë e cilësuan si një simbol të përkushtimit shpirtëror që shpesh shoqëron ekipet afrikane gjatë garave të mëdha.
Egjipti, një nga kombëtaret më të suksesshme në historinë e AFCON-it, vazhdon rrugëtimin drejt trofeut, me synimin për të shtuar edhe një titull tjetër në historinë e tij.
