Skandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për pastrim bore që nuk është kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka ngritur akuza të rënda për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të komunës, duke theksuar pagesa marramendëse për pastrimin e borës në rrugët lokale, në një kohë kur realisht shërbimi nuk është kryer.
Sipas tij, gjatë mandatit të fundit, çdo vit janë paguar rreth 25 mijë euro, apo mbi 1.400.000 denarë, ndërsa në total shuma arrin në rreth 100 mijë euro, respektivisht afro 6 milionë denarë nga buxheti i komunës.
“Vitet e fundit nuk ka pasur borë të mjaftueshme, ndërsa edhe në ato pak raste kur ka rënë, rrugët nuk janë pastruar në kohë. Qytetarët kanë mbetur të izoluar, ndërsa në dokumente figurojnë pagesa sikur shërbimi të ishte kryer rregullisht”, ka deklaruar Demiri.
Ai ka kërkuar transparencë të plotë, auditim dhe hetim institucional, duke theksuar se qytetarët e Vrapçishtit meritojnë përgjigje të qarta se ku kanë përfunduar paratë e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin

BOTË Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin 09/01/2026 Irani u përfshi të enjten në mbrëmje nga një ndërprerje...

Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve – evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë

Policia e Kosovës ka dalë me përditësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas vërshimeve që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të...

Kryetari i komunës më i pasur në Maqedoni ka parcela milionëshe për ndërtimin e ndërtesave dhe një shtëpi me vlerë 10 milionë euro në...

Kryetari i Komunës së Strugës dhe pronar i kompanisë ndërtimore “Trim & Lum”, Mendi Qyra, sipas të dhënave nga fleta e tij e deklarimit...

Aleanca për Shqiptarët nis procesin e rindërtimit dhe konsolidimit të partisë para Kongresit

Aleanca për Shqiptarët ka nisur zyrtarisht procesin e rindërtimit, konsolidimit dhe funksionalizimit të degëve dhe nën-degëve të partisë, në prag të mbajtjes së Kongresit...

Dy shkupjanë gjenden të vdekur në një shtëpizë pushimi në Gostivar

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se dy shkupjanë të moshës 30 vjeçe janë gjetur të vdekur në një shtëpi fundjave...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu