Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke premtuar se punësimet në këtë komunë do të bëhen pa librezë partiake, si dhe do të depolitizohet arsimi. Të gjithë ata që kanë vlera do të jenë pjesë e procesit edukativo-arsimor, thekson Demiri.

“Unë nga këtu ju premtoj se ne do t’i kemi larg duart nga arsimi. Do ta ndriçojmë arsimin dhe do ta heqim kartën e vetme, e cila ka qenë libreza partiake dhe atë do ta zëvendësojmë me konkurs dhe asnjë nuk do të largohet nga puna. Ne do t’i gjejmë jo individit punë, por punës do t’i gjejmë njeriun e duhur.”, – deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri.

Demiri thotë se në realizimin e premtimeve që i jep para banorëve të Vrapçishtit do ta ketë edhe përkrahjen e Qeverisë, pasi kandidatura e tij mbështetet edhe nga Koalicionin VLEN dhe ASh-ja e Ziadin Selës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Lefterije” një emër jo maqedonas në familjen e heroit Kuzman Josifoski – Pitu

Emri Lefterije është emër femëror me rrënjë greke/ballkanike, i lidhur me formën Lefter, që vjen nga greqishtja Eleftherios (Ελευθέριος), me kuptimin “i lirë”. Në përdorim,...

VOX-i e publikon fotografinë e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila,...

VOX-i e publikon fotografinë e Kusari-Lilës me politikanen serbe në Solothurn, një muaj pas Banjskës

VOX Kosova ka siguruar një fotografi që, sipas burimeve të këtij mediumi, konfirmon se deputetja dhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila,...

Koordinatori qeveritar për media Latif Arifi i lidhur me portal që merr para për reklama zgjedhore

Në kulmin e fushatës për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët u “bombarduan” intensivisht me konferenca për shtyp, promovime të kandidatëve për kryetarë...

Instalimi i botës serbe në vend të eurointegrimeve!

Tashmë nuk ka asnjë dyshim se qeveria e premierit Micko, ka drejtuar timonin nga Beogradi dhe Moska, pasi Brukseli i kërkoi Severnistanit të kryente...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu