Pa kontrata, pa afat, pa siguri: Qindra punonjës shëndetësorë në pasiguri, institucionet ia hedhin fajin njëra-tjetrës

Fati i mbi 40 punonjësve shëndetësorë në Klinikën e Gjinekologjisë në Çair, si dhe i dhjetëra të tjerëve në institucione shëndetësore në mbarë vendin, mbetet ende i paqartë. Pas skadimit të kontratave, ata janë lënë në pasiguri totale, pa asnjë afat konkret se kur do të zgjidhet statusi i tyre i punës.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, deklaroi se kërkesat për vazhdimin e kontratave nuk mund të procedohen përderisa ato konsiderohen ende aktive, duke e shtyrë zgjidhjen e problemit pa një datë të caktuar.

“Administrativisht nuk mund të bëni kërkesë përderisa keni kontratë aktive. Nuk ka asnjë problem që, pasi të merret pëlqimi pozitiv, të vazhdohet me punë dhe kontratat të lidhen nga 1 janari e tutje”, tha Aliu.

Nga ana tjetër, Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, tha se kërkesat për vazhdimin e kontratave kanë mbërritur në minutat e fundit të vitit, gjë që sipas saj e bën të pamundur dhënien e një përgjigjeje të menjëhershme.

“Nuk është e mundur që kërkesat e dorëzuara më 30 apo 31 dhjetor të marrin përgjigje në të njëjtën ditë. Ministria e Financave nuk mund të mbajë përgjegjësi nëse dikush kujtohet në momentin e fundit”, u shpreh Koçoska.

Situata nuk kufizohet vetëm në Çair. Me të njëjtin problem përballen edhe mbi 130 të punësuar në Spitalin Klinik të Tetovës, duke ngritur shqetësime serioze për keqmenaxhim, mungesë koordinimi institucional dhe pasiguri të thellë në sistemin shëndetësor.

Punonjësit kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, duke paralajmëruar se pasiguria e vazhdueshme rrezikon jo vetëm vendet e tyre të punës, por edhe funksionimin normal të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taksisti nga Shkupi “rrjep” dy shtetas të Turqisë: për 2 km rrugë u merr mbi 5 mijë denarë dhe i dëbon nga vetura

MPB njofton se mbrëmë vonë, në ora 22:20, në SPB Shkup, A.J.E. (27) nga Republika e Turqisë ka denoncuar se rreth orës 19:15, para...

Skandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për pastrim bore që nuk është kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka ngritur akuza të rënda për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të komunës, duke...

​Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhejtorit ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9...

Pamje apokaliptike nga përmbytjet. Situatë kritike në Durrës, bllokohet Gjirokastër- Tepelenë. Protesta në Shkozet, qindra banesa nën ujë. Reagojnë Rama dhe Berisha

Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në vend, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që prej ditës së djeshme. Më e goditura...

Gruaja e rrah burrin në Shkup

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu