Nicolas Maduro u largua nga Qendra Metropolitane e Paraburgimit në Brooklyn, New York, të hënën në mëngjes për t’u transportuar në gjykatën e Bruklinit, ku është planifikuar të paraqitet në gjykatë më vonë sot me gruan e tij, Celia Flores.
Maduro, i cili mbante veshur një kostum kafe dhe këpucë portokalli, u shoqërua nga oficerë policie të armatosur me një helikopter që e çoi atë pranë gjykatës. Nga atje, ai u mor nga një furgon i blinduar për t’u transportuar në gjykatën e Bruklinit.
Kujtojmë se Maduro dhe gruaja e tij Celia Flores përballen me akuza për trafik droge në SHBA.
Ndërkohë, SHBA-të kapën Maduro, pas një sulmi në shkallë të gjerë në vendin e Amerikës së Jugut. Kapja e Maduros vjen pas tensioneve të larta midis dy vendeve, me Uashingtonin që sulmoi anijet në Karaibe që thotë se përdoren për të transportuar drogë.
SHBA-të e kanë akuzuar presidentin venezuelian se është personalisht i përfshirë në kontrabandën e drogës dhe se është një udhëheqës i paligjshëm, ndërsa Maduro ka akuzuar SHBA-të për kërcënim.
