Vjen reagimi i Kasandrës për Venezuelën, pas arrestimit të Maduros

Koraima Torres, aktorja venezuelase e njohur për rolin e Kasandrës nga seriali me të njëjtin emër i viteve ’90, ka reaguar për herë të dytë lidhur me situatën në vendin e saj të lindjes pas operacionit ushtarak amerikan dhe arrestimit të presidentit Nikolas Maduro, përcjell TV21. Aktorja fillimisht reagoi me një fjali të vetme, duke u lutur për vendin e saj.

“Askush nuk fle, Venezuelë”, shkroi Torres.

Më pas, aktorja publikoi një fotografi të njërit prej adhuruesve të saj në profilin e saj në Instagram, në formë “story”.

Në fotografi dominon një bluzë me ngjyrat e flamurit venezuelas, ndërsa mbi të janë shkruar dy fjalë – “Venezuela libre”, që e përkthyer në shqip do të thotë “Venezuelë e lirë”.


Siç dihet, administrata e presidentit amerikan Donald Trump zhvilloi një operacion ushtarak në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, i cili ishte i përqendruar në disa pjesë të qytetit. Gjithashtu, presidenti i atij vendi, Nikolas Maduro, dhe bashkëshortja e tij u arrestuan dhe u dërguan në Nju Jork për gjykim.

Sipas të dhënave të disponueshme, aksioni ka zgjatur më pak se 30 minuta, pas së çka Maduro është transferuar në bazën ajrore Stewart në shtetin e Nju Jorkut.

Situata në mbarë Venezuelën është e tensionuar pas arrestimit të Maduros. Koraima Torres është një aktore venezuelase që e ka nisur karrierën e saj në fund të viteve ’80. Rolet e saj të para kanë qenë në telenovelat “Gardenia” dhe “Alondra”. Me rolin e Kasandrës në telenovelën me të njëjtin emër, ajo u bë e njohur jashtë vendit, si dhe në Maqedoni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taksisti nga Shkupi “rrjep” dy shtetas të Turqisë: për 2 km rrugë u merr mbi 5 mijë denarë dhe i dëbon nga vetura

MPB njofton se mbrëmë vonë, në ora 22:20, në SPB Shkup, A.J.E. (27) nga Republika e Turqisë ka denoncuar se rreth orës 19:15, para...

Skandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për pastrim bore që nuk është kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka ngritur akuza të rënda për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të komunës, duke...

​Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhejtorit ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9...

Pamje apokaliptike nga përmbytjet. Situatë kritike në Durrës, bllokohet Gjirokastër- Tepelenë. Protesta në Shkozet, qindra banesa nën ujë. Reagojnë Rama dhe Berisha

Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në vend, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që prej ditës së djeshme. Më e goditura...

Gruaja e rrah burrin në Shkup

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu