“E Majta” në Maqedoni në krah të Maduros, akuza ndaj Trumpit

Partia parlamentare “E Majta” (Levica) ka dënuar ashpër ndërhyrjen e ushtrisë amerikane në Venezuelë, duke e cilësuar si shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe duke shprehur mbështetje për presidentin venezuelas Nikolas Maduro, përcjell INA.

Sipas Levicës, sulmi ndaj Venezuelës përbën agresion ndaj një shteti sovran, ndërsa arrestimi i pretenduar i Madurros krijon një precedent të rrezikshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Partia kërkon ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake dhe lirimin e presidentit venezuelas.

Njëkohësisht, Levica i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut që ta dënojë këtë akt dhe të mbrojë parimet e sovranitetit shtetëror, demokracisë dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Partia shpreh solidaritet me popullin e Venezuelës, duke theksuar se do të vazhdojë të kundërshtojë çdo formë të, siç e cilëson, ndërhyrjes imperialiste.

“E Majta” është parti parlamentare dhe aktualisht ka 6 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës...

Kosova🇽🇰 pranon sistemet raketore anti-tank – Turk🇹🇷 OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS. Ky sistem u kontraktua me...

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu