“Maqedonia-banane shteti po feston rënien e Venezuelës”, shkruajnë mediat proqeveritare serbe

Edhe një tjetër shtet i vogël ballkanik, i cilësuar si “banana-shtet”, është rreshtuar për të duartrokitur ndërhyrjen amerikane në Venezuelë. Këtë herë ka reaguar Timço Mucunski, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, shkruan Informer.rs, një media e afërt me pushtetin në Serbi, përcjell INA.

Më tej thuhet se Mucunski përmes rrjetit social X, pa asnjë hezitim ka përshëndetur arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, duke u rreshtuar hapur në krah të Uashingtonit.

“Përshëndes njoftimin e presidentit Donald Trump se Nikolas Maduro është arrestuar dhe se do të përballet me drejtësinë. Po ashtu, e vlerësoj sekretarin e shtetit Mark Rubio për lidershipin në kundërshtimin e rrjeteve narkokriminale të regjimit të Madurros. Përgjegjësia është e rëndësishme. Qëndrojmë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të Venezuelës në luftën për liri dhe demokraci”, ka shkruar Mucunski.

Sipas medias serbe, në mesazhin e Mucunskit nuk ka asnjë gjurmë shqetësimi për shkeljen e sovranitetit të një shteti, të së drejtës ndërkombëtare apo për precedentin që krijohet kur një fuqi e madhe arreston ushtarakisht presidentin e një vendi tjetër. “Të gjitha ato parime, për të cilat Ballkani dhe Evropa zakonisht thirren kur u leverdis politikisht, në këtë rast janë fshirë plotësisht. Për Shkupin, që sipas këtij interpretimi zbaton pa kushte kërkesat e Uashingtonit dhe Brukselit, duket se nuk ka dilemë: fuqia amerikane është, sipas definicionit, “drejtësi”, edhe kur zbatohet me helikopterë, në errësirë dhe jashtë territorit të SHBA-së”, shkruan Informer.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës...

Kosova🇽🇰 pranon sistemet raketore anti-tank – Turk🇹🇷 OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS. Ky sistem u kontraktua me...

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu