Hoti: Rezultati i LDK-së s’përfaqëson potencialin që ka partia, do të bashkohemi sërish për ta ruajtur e fuqizuar demokracinë

Avdullah Hoti ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ku ndonëse LDK-ja doli e treta, ai pati një rezultat më të mirë personal.

“Ky besim, më i madh se në zgjedhjet e shkurtit 2025, nuk është vetëm mbështetje personale – është obligim për tu angazhuar krahas gjithë kolegëve të LDK-së në fuqizimin dhe ringritjen e shtëpisë tonë politike”, deklaroi Hoti në Facebook.

“Ky besim dëshmon se anëtarësia dhe elektorati i LDK-së kërkojnë forcim të vlerave themeltare mbi të cilat kjo parti është ndërtuar: demokracinë e brendshme, guximin politik, vizionin shtetformues dhe orientimin e palëkundur euro-atlantik. Këto vlera nuk janë kujtim i së kaluarës – ato janë domosdoshmëri për të ardhmen dhe për kthimin e LDK-së në vendin që i takon: në ballë të proceseve demokratike dhe shtetërore të Republikës së Kosovës”.

Hoti adresoi rezultatin e përgjithshëm të LDK-së dhe tha se kjo parti ka nevojë të kthejë besimin e anëtarësisë dhe qytetarëve.

“LDK ka nevojë për unitet të brendshëm, ndërkohë që siguron ballafaqim të hapur të ideve për të ardhmen e saj. LDK-ja ka nevojë për të kthyer besimin e anëtarësisë dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës në këtë organizatë politike të jashtëzakonshme, e cila përbën vlerë dhe domosdoshmëri për demokracinë e vendit tonë”.

“Me përulësi ndaj besimit që më keni dhënë dhe me vendosmëri për të ardhmen, unë do të vazhdoj, krahas kolegëve të mi të shumtë, të jem në shërbim të LDK-së për fuqizim të demokracisë, shtetësisë dhe zhvillimit e integrimit euro-atlantik të Republikës të Kosovës”.

“Jam i bindur se kur LDK-ja është e bashkuar dhe e udhëhequr me vizion, ajo di të ringrihet, t’i shërbejë vendit dhe bashkë me të, të fitojë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u shit Struga nga skuthi Merko dhe vredistët?

Në ditën e fundit të vitit që lamë pas, mori fund loja politike mes komitëve të VMRO-së së Strugës, degës së VREDI-t dhe Listës...

Kosova🇽🇰 pranon sistemet raketore anti-tank – Turk🇹🇷 OMTAS, Maqedonci ndan detaje

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se sot Kosova ka pranuar dërgesën e radhës të sistemeve raketore anti-tank OMTAS. Ky sistem u kontraktua me...

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu