Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në përditësimin e fundit të 3 janarit, në ora 08:25 bën të ditur se janë publikuar rezultatet e 75 për qind të votave që janë dhënë në përfaqësi diplomatike, ose 30 nga 40 kutitë e votimit.
Deri tani, nga këto rezultate:
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 87.15 % të votave
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 5.50 %,
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 4.87 %,
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është me 1.59 %,
Kosova Demokratik Turk Partisi me 0.27 %,
Nisma Socialdemokrate me 0.26 %.
