Sa ditë pushimi sjell viti 2026: Kalendari i ditëve jopune dhe fundjavave të zgjatura

Gjatë vitit 2026, qytetarët në Maqedoninë e Veriut do të kenë mundësi të shfrytëzojnë gjithsej shtatë fundjava të zgjatura, ndërsa me festat fetare ky numër për kategori të caktuara qytetarësh rritet deri në dhjetë, përcjell INA.

Renditja e festave u mundëson qytetarëve planifikim paraprak të pushimeve dhe udhëtimeve të shkurtra.

Ditë jopune për të gjithë qytetarët:

1 janar (e enjte) – Viti i Ri

7 janar (e mërkurë) – Krishtlindjet (ortodokse)

20 mars (e premte) – Fitër Bajrami

13 prill (e hënë) – Pashkët, dita e dytë (fundjavë e zgjatur)

1 maj (e premte) – Dita e Punës (fundjavë e zgjatur)

25 maj (e hënë) – “Shën Kirili dhe Metodi” (24 maji është e diel, fundjavë e zgjatur)

3 gusht (e hënë) – Dita e Republikës (2 gushti është e diel, fundjavë e zgjatur)

8 shtator (e martë) – Dita e Pavarësisë

12 tetor (e hënë) – Dita e Kryengritjes Popullore (11 tetori është e diel, fundjavë e zgjatur)

23 tetor (e premte) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase (fundjavë e zgjatur)

8 dhjetor (e martë) – “Shën Klimenti i Ohrit”

Ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks:

6 janar (e martë) – Badnik

19 janar (e hënë) – Uji i Bekuar (Vodici) – fundjavë e zgjatur

10 prill (e premte) – E premtja e Madhe – fundjavë e zgjatur

29 maj (e premte) – Dita e Shpirtrave (Duhovden) – fundjavë e zgjatur

28 gusht (e premte) – Fjetja e Shën Mërisë – fundjavë e zgjatur

Ditë jopune për qytetarët e besimit katolik:

6 prill (e hënë) – Pashkët, dita e dytë

1 nëntor (e diel) – Festa e të Gjithë Shenjtorëve

25 dhjetor (e premte) – Krishtlindjet

Ditë jopune për qytetarët e besimit islam:

27 maj (e mërkurë) – Kurban Bajrami

Ditë jopune për pjesëtarët e bashkësive etnike:

22 nëntor (e diel) – Dita e Alfabetit Shqip

27 janar (e martë) – Shën Sava

8 prill (e mërkurë) – Dita Ndërkombëtare e Romëve

23 maj (e shtunë) – Dita Kombëtare e Vllehëve

21 shtator (e hënë) – Yom Kippur -dita hebraike

28 shtator (e hënë) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

21 dhjetor (e hënë) – Dita e Mësimit në Gjuhën Turke

Ky kalendar u ofron qytetarëve mundësi më të mira për organizimin e pushimeve dhe balancimin mes punës dhe jetës private gjatë vitit 2026.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Taksisti nga Shkupi “rrjep” dy shtetas të Turqisë: për 2 km rrugë u merr mbi 5 mijë denarë dhe i dëbon nga vetura

MPB njofton se mbrëmë vonë, në ora 22:20, në SPB Shkup, A.J.E. (27) nga Republika e Turqisë ka denoncuar se rreth orës 19:15, para...

Skandal në Vrapçisht: Isen Shabani ka paguar rreth 100 mijë euro për pastrim bore që nuk është kryer

Kandidati për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, ka ngritur akuza të rënda për keqpërdorime financiare gjatë qeverisjes së ish-kryetarit të komunës, duke...

​Abdixhiku i vetëm humb 60 mijë vota

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 28 dhejtorit ra në 124 mijë vota, nga 171 mijë e 357, sa pati kapur më 9...

Pamje apokaliptike nga përmbytjet. Situatë kritike në Durrës, bllokohet Gjirokastër- Tepelenë. Protesta në Shkozet, qindra banesa nën ujë. Reagojnë Rama dhe Berisha

Vijon të mbetet kritike situata nga përmbytjet në vend, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që prej ditës së djeshme. Më e goditura...

Gruaja e rrah burrin në Shkup

Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një grua dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, njofton Ministria e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu