Irani gati të shesë armë të avancuara për kriptomonedha

Irani ka njoftuar se është i gatshëm të shesë sisteme të avancuara armatimi në këmbim të kriptomonedhave.

Oferta vjen nga Qendra e Eksportit e Ministrisë së Mbrojtjes (Mindex) e drejtuar nga shteti dhe shënon një rast të rrallë të një vendi që pranon hapur kriptovalutat për eksportet strategjike ushtarake.

Sipas raportimeve, vendimi vjen në një moment kur ekonomia iraniane po përballet me inflacion të lartë dhe zhvlerësim të fortë të rialit, i cili në vitin 2025 arriti nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan.

Të dhënat financiare tregojnë se inflacioni ka shkuar në rreth 42.5%, duke ushtruar presion të madh mbi jetesën e qytetarëve.

Kriza ekonomike ka nxitur gjithashtu protesta publike në disa qytete, ndërsa mediat shtetërore raportojnë thirrje për reforma dhe përgjegjësi më të madhe nga autoritetet.

Së fundmi, edhe guvernatori i bankës qendrore iraniane dha dorëheqjen, mes përpjekjeve të pasuksesshme për të stabilizuar monedhën.

Analistët theksojnë se përdorimi i kriptomonedhave për transaksione me vlerë të lartë është i ndjeshëm, sidomos në një kohë kur shumë shtete po forcojnë rregullat kundër pastrimit të parave (AML) dhe raportimin fiskal.

Megjithatë, Teherani e sheh këtë mekanizëm si një mënyrë për të anashkaluar sanksionet perëndimore, të cilat kanë goditur rëndë ekonominë dhe tregtinë e vendit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

Muamer Seferi, u.d. drejtor i ri i në “Parqe dhe Gjelbërime”

Shkup, 2 janar – Muamer Seferi zyrtarisht mori detyrën e u.d. drejtor i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbërime”. Ai vjen në këtë pozicion si...

Gjermania pyet adoleshentët: “Jeni gati për luftë?”

Qeveria gjermane ka nisur një anketë kombëtare, e cila kërkon të përcaktojë gatishmërinë e të rinjve për t’u bashkuar me Forcat e Armatosura, Bundeswehr. Çdo...

Policia ndalon personin që kërcënoi me jetë Halil Kastratin

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një shtetas kosovar, i cili dyshohet se publikisht kishte bërë thirrje për vrasjen e humanistit dhe klerikut Halil...

Myslimanët çohen heret ne mëngjes dhe pastrojnë qytetin Essenit vullnetarisht!

Në qendër të qytetit të Essenit, rreth 20 besimtarë të fesë islame kanë demonstruar përkushtimin e tyre ndaj të mirës së përbashkët në mëngjesin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu