Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, thonë nga Policia e Kosovës.
“Sot me datë 02.01.2026 rreth orës 00:30, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, shtetas turk, i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut për veprën penale ‘Vrasje’ e ndodhur një ditë me herët në qytetin e Shkupit”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të prokurorit personi i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.
