Aktivistja e njohur, Shkurta Haxhiu, ka shpërthyer në akuza ndaj produksionit të “Big Brother VIP Kosova 4” pas eliminimit të saj të premten. Përmes një reagimi publik, Haxhiu pretendon se largimi i saj nuk erdhi si pasojë e votave të publikut, por nga një vendim arbitrar i produksionit.
Sipas saj, edhe pse audienca e kishte votuar dy herë për ta shpëtuar, përdorimi i “zarfit të zi” pas një incidenti brenda shtëpisë ndryshoi rrjedhën e lojës. Shkurta e cilësoi këtë si një padrejtësi të madhe, duke vënë në dukje se ajo u eliminua ndërsa banorët pasivë vazhdojnë lojën.
“Publiku më mbështeti, por zarfi i zi i produksionit nuk më dha mundësi të vazhdoja,” u shpreh ajo, duke lënë të hapur një debat të madh mbi transparencën e votimeve në këtë edicion.
